1. Discipline Code 2006 final front cover_Albanian.pdf
    2. blank page.pdf
    3. Discipline Code 2006 final 22 Aug 06_Albanian.pdf
    4. Discipline Code 2006_final_back cover_Albanian.pdf

 
 
Drejtoria
Arsimore për
qytetin e
N j u J o rkut
 
Joel I. Klein
Kancelar
HYN NË FUQI SHTATOR 2006
E MASAVE DISIPLINORE DHE TË
NDËRHYRJES PËR GJITHË QYTETIN
STANDARDET
{KODI I DISIPLINËS}
Albanian

 
 
 
 

 
 
 
 
 
DREJTORIA ARSIMORE E QY TETIT TË NJU JORKUT
 
Joel I. Klein
Kancelar
Rose Albanese-DePinto
 
Këshilltare e lartë
Zyra për ndërhyrjen dhe
përparimin n
ë
shkollë
Andres Alonso
Zëvendës kancelar
Për anën akademike dhe
mësimore
Michele Cahill
Këshilltare e lartë
Zyra për përparimin e të rinjve
dhe shërbimet shkollë-komunitet
 
Standardet e masave disiplinore dhe të ndërhyrjes për gjithë qytetin (Kodi i disiplinës)
 
U përgatit për botim nga Zyra e Botimeve Shkollore, Christopher Sgarro, Drejtor.
Paraqitja grafike dhe formatimi nga Tobey Hartman.
 
 

 
 
 

 
1
STANDARDET E MASAVE DISIPLINORE DHE TË NDËRHYRJES PËR GJITHË QYTETIN
 
{KODI I DISIPLINËS}
 
 
Drejtoria Arsimore e qytetit të Nju Jorkut është angazhuar të ruajë qetësinë dhe sigurinë në shkollat tona si dhe një mjedis të disiplinuar
ku të zhvillohet mësimi për ditë. Siguria dhe rregulli i mjedisit varen nga nxënësit, mësuesit dhe prindërit të cilët duhet të tregojnë respekt
të ndërsjellë. Në këtë dokument do të gjeni të përfshirë rregulloren me të drejtat dhe detyrat e nxënësve e cila i nxit ata të sillen me
përgjegjësi si dhe ndihmon në krijimin e një atmosfere dinjiteti dhe respekti duke përcaktuar udhëzimet për t’i ndihmuar nxënësit në
përpjekjet e tyre për t’u bërë qytetarë produktivë në një shoqëri të shumëllojshme.
 
STANDARDET E SJELLJES: LLOGARIADHËNIA DHE PËRKRAHJA
Të gjithë pjesëtarët e komunitetit – nxënësit, mësuesit dhe prindërit – duhet të dinë dhe të kuptojnë standardet e sjelljes të cilat duhet t’i
respektojnë të gjithë nxënësit si dhe pasojat në rast se nuk zbatohen ato. Standardet e qytetit për disiplinën dhe masat e ndërhyrjes (Kodi
i sjelljes) jep një përshkrim të përgjithshëm të sjelljes së papranueshme, përfshi incidentet e krijuara me drogë ose armë. Në të përfshihet
shtrirja e masave të lejueshme disiplinore dhe ndërhyrëse që mund të merren kur nxënësit shfaqin sjellje të tilla si dhe shtrirja e
ndërhyrjes së këshilltarëve për të drejtuar sjelljen e nxënësve. Kodi është për të gjithë nxënësit, përfshi edhe ata me aftësi të kufizuar.
Duke siguruar një rreze të gjerë të masave të lejuara disiplinore, Kodi i Disiplinës garanton njëtrajtshmërinë dhe barazinë në trajtimin e të
gjithë nxënësve dhe i jep të drejtën drejtorit të shkollës dhe drejtorit të drejtorisë arsimore rajonale (prej këtej superintendenti rajonal),
ose dikujt tjetër të caktuar nga Kancelari apo drejtori arsimor i komunitetit (prej këtej superintendenti i komunitetit) të ushtrojë masat
disiplinore sipas gjykimit të tij. Drejtorët, mësuesit, stafi administrativ, nxënësit dhe prindërit duhet t’i njohin masat disiplinore që mund
të merren kur ndonjë nxënës sillet në mënyrë të pahijshme ose prish qetësinë në klasë. Përfshihet këtu edhe ndërhyrja e këshilltarëve
sepse sjellja e pahijshme ose shkeljet e kodit të disiplinës mund të jenë simptoma të problemeve më serioze që mund të ketë nxënësi.
Prandaj është e rëndësishme që personeli i shkollave të jetë i ndjeshëm ndaj çështjeve që mund të ndikojnë në sjelljen e nxënësve dhe të
përgjigjen në një mënyrë të tillë që të mbështesin sa më shumë nevojat e tyre.
 
Standardet e përcaktuara nga Kodi i Disiplinës kanë të bëjnë me sjelljen gjatë orëve të mësimit, përpara dhe pas shkollës, gjatë kohës në
territorin e shkollës, gjatë udhëtimit me automjetet e financuara nga Drejtoria Arsimore, gjatë gjithë aktiviteteve të sponsorizuara nga
shkolla si dhe në territore të tjera jo në pronësi të shkollës kur një sjellje e tillë ndikon negativisht në procesin e edukimit ose kur rrezikon
shëndetin, sigurinë, moralin ose mirëqenien e kolektivit të shkollës. Kur sjellja e pahijshme shfaqet në formën e komunikimit, gjesteve apo
sjelljes ekspresive, shkelja përfshin si komunikimin me gojë ashtu dhe atë të shkruar apo elektronik.
 
Drejtoritë e shkollave kanë për detyrë t’ua shpërndajnë informacionin që përmban ky dokument nxënësve, stafit dhe prindërve.
 
 

2
 
PARANDALIMI DHE NDËRHYRJA
Personeli i shkollës ka përgjegjësinë të hartojë dhe përdorë strategjitë që promovojnë të mësuarit optimal si dhe sjelljen pozitive gjatë gjithë
kohës që fëmija ndodhet në shkollë. Ata janë përgjegjës edhe për marrjen e masave ndaj sjelljeve që prishin orën e mësimit. Administratorët,
mësuesit, këshilltarët dhe stafi tjetër i shkollës duhet t’i angazhojnë nxënësit, përfshi edhe ata me aftësi të kufizuar, në strategjitë e ndërhyrjes
dhe parandalimit për korrigjimin e problemeve në sjellje të nxënësit dhe t’i diskutojnë këto strategji me nxënësin dhe prindin/prindërit e tij.
Metodat e ndërhyrjes dhe parandalimit mund të përfshijnë mbështetjen nga këshilltarët për të trajtuar probleme familjare apo personale;
vështirësi sociale/emocionale për të mësuar, të tilla si: përvetësimi i aftësive për zgjidhje konflikti/ndërmjetësimi i shokëve/negocimi,
përmbajtja e zemërimit dhe/ose përvetësimi i aftësive të komunikimit; përdorimi i materialeve dhe/ose metodave mësimore alternative;
shërbimet për pasurimin shpirtëror; dhe/ose vendosja në klasë alternative; dhe/ose hartimi apo rishikimi i vlerësimeve funksionale të sjelljes dhe
planet e ndërhyrjes në sjellje që duhet të hartohen dhe/ose rishikohen si strategji ndërhyrëse në fazat e hershme. Në çdo rast që drejtoria e
shkollës dyshon se vështirësitë e një nxënësi mund të jenë rezultat i një paaftësie që kërkon shërbime edukative speciale, nxënësi duhet
menjëherë t’i referohet Komitetit për Arsimin Special. Nëpërmjet përdorimit të strategjive të ndërhyrjes dhe parandalimit që angazhojnë
nxënësit dhe u japin atyre një ide të qartë të qëllimit, stafi i shkollës lehtëson ecurinë akademike dhe social-emocionale të nxënësve dhe i
ndihmon ata për të ndjekur rregullat dhe politikën e shkollës.
 
PRINDËRIT SI PARTNERË
Nxënësit, prindërit dhe stafi i shkollës, të gjithë kanë rolin e tyre për t’i bërë shkollat më të sigurta dhe duhet të bashkëpunojnë me njeri tjetrin
për ta arritur këtë objektiv. Stafi i shkollës duhet t’u bëjë me dije prindërve sjelljen e fëmijës së tyre dhe duhet t’u drejtohet prindërve si
partnerë në zgjidhjen e problemeve shqetësuese. Kontakti me prindërit mund të përfshijë, por nuk kufizohet me, telefonatat ose komunikimin me
shkrim. Si model i gjallë, prindërit dhe stafi i shkollës duhet të shfaqin sjellje që do të dëshironin t’i ndiqnin nxënësit. Me qëllim që prindërit të
angazhohen si partnerë aktivë, në promovimin e një mjedisi shkollor të sigurt e inkurajues, ata duhet të njihen me Kodin e Disiplinës. Edukatorët
duhet t’i informojnë prindërit për sjelljen e fëmijës së tyre dhe për t’u ushqyer atyre aftësitë që do t’i bëjnë ata të suksesshëm në shkollë dhe në
shoqëri. Ka rëndësi që konsultat dhe komunikimi midis shkollës dhe familjes të jenë sa më të shpeshta. Takimet udhëzuese me pjesëmarrjen e
drejtorit të shkollës ose dikujt të caktuar prej tij, këshilltares së shkollës, prindit të nxënësit si dhe të një ose disa mësuesve të nxënësit, janë
mjet efektiv për të informuar prindërit dhe duhet të organizohen edhe me pjesëmarrjen e nxënësit kur lind nevoja.
 
SHËNIM: Drejtori i shkollës ose personi i caktuar prej tij duhet të njoftojë prindërit për të gjitha thyerjet e disiplinës. Kur besohet se një
fëmijë ka kryer një krim, thirret policia dhe kontaktohen prindërit (Shih Rregulloren e Kancelarit A-412).
 
PJESËMARRJA
Trupi pedagogjik i shkollës duhet të sigurojë kontaktet e duhura, të bëjë ndërhyrjen e duhur si dhe të japë ndihmën e duhur për nxënësit të cilët
shfaqin probleme të pjesëmarrjes në shkollë që shfaqen në formën e mosparaqitjes apo të mungesave të vazhdueshme të pajustifikuara ose të
moskokëçarjes për mësimet. Në rastet e mosparaqitjes në shkollë, personeli i shkollës duhet të takohet me nxënësin dhe prindin me qëllim që të
përcaktohet se çfarë veprimesh duhet të ndërmerren, të cilat duhet të përfshijnë, por të mos kufizohen vetëm me: ndërhyrjen e këshilltares,
rekomandimin për këshillim, rekomandimin për programe pas-shkollore, kërkesën për Mbikëqyrje të Personit në Nevojë (PINS) pranë gjykatës për
familjen dhe rekomandimin për Administratën e Shërbimeve për Fëmijët (ACS). Komiteti i Shkollës për Pjesëmarrjen ose i Personelit për Nxënësit
duhet të shqyrtojë rastet e mosparaqitjes në shkollë dhe duhet të angazhojë mësuesit që merren me mungesat, dekanët, këshilltarët, mësuesit,
punonjësit socialë si dhe personelin tjetër të shkollës për të ndihmuar në zgjidhjen e problemit të mungesave të paarsyeshme. Rastet kur
dyshohet për neglizhencë në mësime duhet të raportohen në Regjistrin Qendror të Shtetit të Nju Jorkut në përputhje me Rregulloren e Kancelarit
A-750, Seksioni 1.5.

 
3
SHKELJET DHE KUFIRI I MASAVE DISIPLINORE TË MUNDSHME
Drejtoria e shkollës duhet të konsultohet me Kodin e Disiplinës për të përcaktuar nivelin e masës disiplinore që duhet marrë.
Përveç
konsultimit me Kodin e Disiplinës, përpara se të merret vendimi për masat disiplinore ose/dhe të ndërhyrjes, duhet të kihen parasysh sa
më poshtë:
mosha e nxënësit, pjekuria si dhe të dhënat për masat e mëparshme disiplinore (përfshi natyrën e thyerjes së mëparshme
disiplinore
 
si dhe masa disiplinore për secilën prej tyre); rrethanat e incidentit që çuan në marrjen e masës disiplinore; si dhe Planin IEP, BIP
dhe 504, në rastin kur aplikohet ai.
 
 
Thyerjet e përmendura nuk janë gjithëpërfshirëse. Nxënësit që kryejnë thyerje të disiplinës që nuk përmenden u nënshtrohen masave
disiplinore të duhura të dhëna nga mësuesi, drejtori, superintendenti për rrethin, ose superintendenti për komunitetin bazuar në shkeljen e
rregullave të shkollës. Me qëllim që trupi mësimor, nxënësit dhe prindërit të njihen me të gjitha standardet e masave për thyerje të ndryshme
disipline, rregullat e shkollës duhet të përcaktohen me shkrim dhe të shpërndahen së bashku me Kodin e Disiplinës.
 
NIVELET E SHKELJEVE
Standardet e Disiplinës për të gjithë qytetin i bën nxënësit të mbajnë përgjegjësi për sjelljen e tyre. Çdo nivel i thyerjeve disiplinore përmban një
rreze të ngushtë dhe të gjerë të masave të mundshme disiplinore që mund të merren nga mësuesi, drejtori, superintendenti për rrethin, ose
superintendenti për komunitetin. Thyerjet kategorizohen në pesë nivele, që fillojnë nga sjellje për mosbindje e deri në sjellje që paraqesin rrezik
serioz ose sjellje të dhunshme, secila ka masat disiplinore përkatëse. Sa herë që është e nevojshme dhe e përshtatshme, ndërhyrjet duhet të
fillojnë me masën disiplinore të nivelit më të ulët. Bëhen dallime të qarta për nivelet e sjelljes për klasat K-5 dhe 6-12 me qëllim që të merret
parasysh mosha dhe pjekuria e nxënësit. Disa thyerje mund të mos aplikohen për nxënësit e klasave nga K-3. Kodi i Disiplinës jep dënime të
përshkallëzuar për nxënësit që kryejnë thyerje të vazhdueshme të disiplinës me gjithë masat disiplinore që mund të jenë marrë më parë. Dënime
më të ashpra disiplinore merren për ata nxënës që kanë një lloj sjellje të përsëritur. Sa herë që është e mundur dhe e përshtatshme, përpara se
të merren këto dënime, shkolla duhet të ketë përdorur të gjitha masat e tjera disiplinore më pak të ashpra.
 
NDËRHYRJA E KËSHILLTARES
Për të nxitur sjelljen pozitive, shkollat sigurojnë një sërë strategjish të parandalimit dhe ndërhyrjes si dhe shërbime në ndihmë të të gjithë
nxënësve dhe/ose pas orëve të mësimit gjatë gjithë vitit. Kur një nxënës kryen një sjellje jo të mirë, përveç shkallës së dispozitave për thyerje
disiplinore nga ana e nxënësit, Kodi i Disiplinës përfshin edhe një listë jo të plotë të ndërhyrjes nga ana e këshilltares që duhet të merren parasysh
në lidhje me llojin e sjelljes që ka shfaqur nxënësi. Ndërhyrjet e këshilltares duhet të zbatohen nga mësuesit si pjesë e masave disiplinore
gjithëpërfshirëse dhe nxënësit duhet të pranojnë ndërhyrjet e këshilltares në të gjitha fazat e procesit disiplinor, përfshi edhe kohën kur ai është
i pezulluar nga shkolla. Kur përdoren vazhdimisht dhe si duhet, këto ndërhyrje bëhen një mjet për pakësimin e përsëritjeve të gabimeve nga ana
e nxënësit dhe kontribuojnë për një mjedis shkollor më pozitiv.
 
Nxënësve që kthehen nga pezullimi u sigurohen shërbime ndihmëse për të rritur mundësitë e tyre për të përballuar standardet sociale dhe
mësimore brenda kolektivit të shkollës. Shërbimet ndihmëse përfshijnë të gjitha ndërhyrjet e këshilltares si dhe një kombinim të shërbimeve me
qëllim që të plotësohen sa më mirë nevojat individuale të nxënësit. Ndërhyrjet e këshilltares janë të renditura në krah të masave disiplinore në
secilën nga faqet dhe përkufizohen më tej si vijon.
 

4
 
Ndërhyrjet e këshilltares janë të renditura krahas masave disiplinore në çdo faqe dhe më poshtë gjenden përkufizimet e hollësishme.
 
LLOJET E NDËRHYRJEVE TË KËSHILLTARES
Kontaktet me prindërit:
Stafi i shkollës duhet t’i mbajë prindërit në korrent për sjelljen e fëmijës së tyre dhe ta konsiderojë prindin si
partner në trajtimin e problemeve shqetësuese. Kontakti me prindin përfshin, por nuk kufizohet vetëm me: telefonatat ose/dhe
komunikimin nëpërmjet letrave.
Ndërhyrja nga stafi këshillimor:
Aty ku ekziston, stafi i këshilltarëve të shkollës
 
mund të ndërhyjë për nxënësit që kanë shqetësime
emocionale ose rrezikojnë të krijojnë shqetësime. Shërbimet përfshijnë ndërhyrje të shkurtra, konsultime dhe vlerësime, kontrolle,
ndërhyrje në rast krizash, rekomandime si dhe lidhje me programet me bazë në komunitet.
Takimet me këshilltaren:
Drejtorët dhe mësuesit mund të kërkojnë një takim të këshilltares me nxënësin dhe ku është e mundur, me
prindin ose kujdestarin e fëmijës. Takimi ka për qëllim të rishikohet sjellja, të gjenden zgjidhje për problemin dhe të ndreqen problemet
me mësimet, ato personale dhe sociale që mund të kenë ndikuar për shfaqjen e kësaj sjelljeje.
Këshillimi individual/ në grup:
Këshillimi i jep mundësi nxënësit të nxjerrë dhe të flasë për çështjet private që mund të kenë qenë shkas
për mungesat, sjelljen apo/dhe ecurinë e dobët në mësime. Nxënësit diskutojnë dhe përcaktojnë objektivat, mësojnë strategjitë si të
zgjidhin problemet që do t’i ndihmojnë për të kapërcyer një sërë sfidash personale. Këshilltarët do të bisedojnë me prindërit rregullisht
për të diskutuar përparimin në mësime dhe atë personal të nxënësit.
Ndërhyrja e bashkëmoshatarëve:
Ndërhyrja e shokëve të klasës i ndihmon nxënësit të identifikojnë problemet që fshihen prapa sjelljes
së tyre me qëllim që të gjithë nxënësit të angazhohen dhe të mësojnë mënyra të reja për të trajtuar konfliktin.
Programet udhëzues:
Sipas programit udhëzues bëhet përputhja e udhëzuesit, që mund të jetë këshilltarja, mësuesja, nxënësit dhe/ose
drejtuesi me nxënësin e marrë në kujdestari. Objekti i kësaj marrëdhënieje është të ndihmohet fëmija i marrë në mbrojtje me qëllim që
të përparojë në jetën e tij personale, sociale dhe në mësime.
Zgjidhja e konfliktit:
Zgjidhja e konfliktit krijon mundësinë që nxënësi të gjejë forca për të marrë përgjegjësitë për një zgjidhje
paqësore të konfliktit. Aktivitetet në lidhje me të i mësojnë nxënësit, prindërit dhe mësuesit të përvetësojnë teknikat/aftësitë për
zgjidhjen e problemeve të cilat mund të përdoren në situatat e përditshme. Aftësi të tilla mund të përfshijnë, por nuk kufizohen me,
menaxhimin e konfliktit dhe zemërimit, të dëgjuarit në mënyrë aktive, si dhe komunikimin efektiv.
Hartimi i kontratës individuale të sjelljes:
Nxënësit takohen me mësuesit për të hartuar një kontratë me shkrim që përfshin objektivat
dhe detyrat specifike të sjelljes që duhet të plotësojë nxënësi për të plotësuar këto objektiva. Kontrata nënshkruhet nga nxënësi dhe
mësuesi dhe aty ku është e nevojshme, nga prindi ose kujdestari i fëmijës.
Raportet afatshkurtër për ecurinë në sjellje:
Mësuesit dhe/ose drejtorët duhet t’u dërgojnë prindërve/kujdestarëve raporte për
ecurinë në sjellje rregullisht derisa të shohin që nxënësi e ka në kontroll sjelljen e tij/saj dhe punon në klasë me sukses.
Rekomandim për PPT (ekipi i personelit për nxënësit):
Ekipet e personelit për nxënësit me qendër në shkollë përdorin një metodë
ndërdisiplinore për të nxitur nxënësit të arrijnë suksese nëpërmjet strategjive dhe ndihmës parandaluese dhe të ndërhyrjes. Për çdo
rekomandim për nxënësin, caktohet një menaxher me qëllim që të hartohet një plan individual për të ndihmuar nxënësit për të kapërcyer
vështirësitë e tyre në mësime dhe/ose socio-emocionale.

 
5
Shërbimi në komunitet (me pëlqimin e prindërve):
Nxënësve duhet t’u krijohet mundësia për të shërbyer në komunitet me qëllim që të
kenë një vlerësim më të madh për njerëzit në lagjen rreth shkollës dhe të krijojnë aftësi për t’u bërë pjesëtarë të ndryshimeve sociale
pozitive. Shërbimet në komunitet i ndihmojnë nxënësit ta shpenzojnë kohën duke u marrë me aktivitete pozitive, të shmangin sjelljen e
keqe dh të mësojnë vlerën e shërbimeve ndaj të tjerëve.
Rekomandim për një organizatë me bazë në komunitet (CBO):
Nxënësit mund t’i rekomandohen një shoqate me bazë në komunitet për
një gamë të gjerë shërbimesh përfshi programe pas shkollore, këshillimi në grup ose individuale, zhvillimin e aftësive udhëheqëse,
zgjidhjen e konfliktit dhe drejtimin.
Rekomandim për shërbimet këshillimore për abuzimin me substanca:
Në rastin kur një nxënës paraqet probleme me abuzimin me
substanca,, përfshi përdorimin, posedimin apo shpërndarjen e drogave të paligjshme, mjetet që përdoren për drogë, dhe/ose alkool, u
bëhen rekomandime shërbimeve këshillimore që mund të ndodhen brenda në shkollë ose nëpërmjet një organizate me bazë në
komunitet.
 
PROCEDURAT DISIPLINORE
Të gjitha shënimet në dokumentet e nxënësit duhet të bëhen në përputhje me rregulloren e kancelarit A-820. Të gjitha pezullimet apo
largimet nga klasa duhet të bëhen, si nga përmbajtja ashtu dhe ana procedurale, në përputhje me Rregulloren e Kancelarit në fuqi, Ligjeve
shtetërore dhe federale në lidhje me arsimin. (Shënim: Procedurat për disiplinimin e nxënësve në shkollat verore ndryshojnë nga ato që
përdoren gjatë vitit të rregullt arsimor dhe janë të paraqitura më vete).
 
ANKESAT
Në përputhje me rregulloren e kancelarit A-443, për pezullimet nga ana e drejtorit mund dërgohen ankesa te superintendenti rajonal ose
ndonjë personi tjetër të caktuar nga kancelari, ndërsa pezullimet nga ana e superintendentit (d.m.th. pezullimet e bëra nga drejtori
arsimor rajonal ose ndonjë person tjetër i caktuar nga kancelari ose nga drejtori arsimor i komunitetit) mund të bëhet ankesa te kancelari.
Pezullime për më tepër se pesë ditë mund të bëhen për
 
nxënësit në të gjitha shkollat nga superintendenti rajonal ose nga dikush
tjetër i caktuar nga kancelari, ndërsa për nxënësit e shkollës fillore dhe tetëvjeçare nga superintendenti i komunitetit. Për lehtësim
të rekomandimit, termi “pezullim nga superintendenti” përdoret në të gjithë dokumentin për të përcaktuar si pezullimet e bëra nga
superintendenti rajonal ose një person tjetër i caktuar nga kancelari si dhe pezullimet e bëra nga superintendenti i komunitetit.
 

6
 
KODI I DISIPLINËS PËR NXËNËSIT
 
Kopshti – Klasa e 5 NIVELI 1
 
Shkeljet – Sjellje të mosbindjes
A01 Mungesë e paarsyeshme (vetëm A-D)
A02 Ardhja në shkollë pa uniformë (vetëm për nxënësit në
shkolla ku veshja e uniformës është e detyruar dhe që
prindërit e tyre nuk kanë kërkuar justifikim (vetëm A
dhe/apo D)
A03 Ardhja në shkollë me vonesë
A04 Sjellja e pajisjeve apo materialeve të ndaluara në shkollë
pa leje (p.sh. telefon celular, biper, apo pajisje të tjera
komunikimi apo argëtimi)
A05 Mosqenia në vendin e duhur brenda ambientit të
shkollës
A06 Sjellja që pengon procesin mësimor (p.sh. shumë
zhurmë në klasë, bibliotekë apo korridore)
A07 Sjellje/fjalë ofenduese apo pa respekt
A08 *Veshja e rrobave apo kapeleve/shamive të kokës që
përbëjnë probleme sigurie apo që pengojnë procesin
mësimor.
A09 Afishimi apo shpërndarja e materialeve në ambientet e
shkollës që shkelin rregullat me shkrim të
Departamentit të Arsimit dhe / apo rregullat e shkollës.
A10 Përdorimi i kompjuterëve, fakseve, telefonave apo
pajisjeve të tjera elektronike të shkollës pa lejen e duhur
 
* Në qoftë se ka dyshim për veshje apo kapele/shami koke si
përfaqësim të shprehjes së besimit fetar, shkolla duhet të kontaktojë
drejtorin e lartë për Zhvillimin e Rinisë.
 
Kufiri i masave disiplinore të mundshme
A. Qortim nga trupi pedagogjik i
shkollës
B. Mbledhje nxënës/mësues
C. Qortim nga mbikëqyrësi përkatës
(p.sh. nëndrejtori, drejtori)
D. Mbledhje me prindin
E. Veprim disiplinor brenda shkollës
(p.sh. ndalimi i pjesëmarrjes në
aktivitetet pas shkollore, pushimit të
madh apo orarit të drekës së bashku
me nxënësit e tjerë)
F. Nxjerrja nga klasa me urdhër të
mësuesit, (Në qoftë se nxënësi nxirret
nga klasa nga mësuesi tri herë brenda
një semestri apo dy herë brenda një
tremestri dhe nxënësi vazhdon
sjelljen e gabuar, për të cilën do të
nxirrje nga klasa, drejtori ka të drejtën
për ta pezulluar nga shkolla)
 
Kufiri i ndërhyrjeve të mundshme të
këshilltares që mund të përdoren së
bashku me masat disiplinore, sipas rastit
 
Kontakti me prindërit
 
Ndërhyrja nga stafi këshillimor
 
Takimet me këshilltaren
 
Këshillim individual/në grup
 
Ndërhyrja e bashkëmoshatarëve
 
Programet udhëzues
 
Zgjidhja e konfliktit
 
Hartimi i një kontrate individuale të
sjelljes
 
Raportet afatshkurtër për ecurinë në
sjellje
 
Rekomandim për PPT (Ekipi i
personelit për nxënësit)
 
Shërbimi në komunitet (me pëlqimin
e prindërve)
 
Rekomandim për një organizatë me
bazë në komunitet (CBO)
 
Rekomandim për shërbimet
këshillimore për abuzimin me
substanca

 
7
 
Kopshti – Klasa e 5 NIVELI 2
 
Shkeljet – Sjellje e parregullt dhe penguese
A11 Pirja e duhanit
A12 Bixhozi
A13 Përdorja e fjalëve, shprehjeve apo shenjave të ndyra, vulgare, të
ashpra apo abuzive
A14 Gënjimi, dhënia e informatave të rreme dhe/apo mashtrimi i
personelit të shkollës
A15 Keqpërdorimi i pronës së tjetrit
A16 Prishja e rregullit apo pjesëmarrja në sjellje që prishin qetësinë në
autobusin e shkollës
A17 Largimi nga mësimi apo ambientet e shkollës pa lejen e personelit
vëzhgues të shkollës.
A18 Kontakti fizik i pahijshëm apo i padëshiruar (vetëm për klasat K-3
shihni Shkeljet A28 për klasat 4-5)
A19 Shkelja e rregullave të departamentit mbi përdorimin e internetit
(p.sh. përdorimi i sistemit të departamentit për qëllime jo arsimore,
shkelje të sigurisë/intimitetit.)
A20 Përdorimi i mashtrimeve në mësime që përfshijnë, por nuk
kufizohen vetëm me:
a. Kopjimin (p.sh. kopjimi nga fleta e një nxënësi tjetër, përdorimi i
materialeve të ndaluara gjatë provimeve, komunikimi me nxënës të tjerë
gjatë provimit kur kjo gjë nuk është e lejuar, përdorimi, blerja, shitja,
vjedhja, transportimi apo shpërndarja e pjesshme apo e plotë e përmbajtjes
së një testi paraprakisht, zëvendësimi i dikujt tjetër apo lejimi i dikujt tjetër
për të zëvendësuar një nxënës tjetër në provim, dhënia e mitës një personi
për të marrë të dhënat e një provimi që do të administrohet; apo sigurimi i
kopjeve të provimit apo përgjigjeve përpara provimit)
b. Plaxharizmi (përvetësimi i punës së dikujt tjetër dhe paraqitja si punë
vetjake pa bërë citime, p.sh. kopjimi i shkrimeve nga interneti apo
burimeve të tjera)
c. Bashkëpunimi (bashkëpunimi mashtrues me dikë tjetër për përgatitjen e
detyrave me shkrim për vlerësim)
A21 *Sjellje e nivelit 1 e vazhdueshme (Sa herë që është e mundur dhe e
duhur punonjësit e shkollës duhet t’i kenë përdorur të tëra veprimet
disiplinore të nivelit 1 përpara se të ndërmarrin hapa disiplinorë të
nivelit 2. Gjithashtu, shkelje të vazhdueshme të nivelit 1 mund të
ndëshkohen jo me më shumë se veprime disiplinore të nivelit 2).
* Vetëm për shkeljet A04-A10 në nivelin 1, klasat K-5.
 
Kufiri i masave disiplinore të mundshme
A. Qortim nga stafi pedagogjik i shkollës
B. Konferencë nxënës/mësues
C. Qortim nga mbikëqyrësi përkatës
(p.sh. nëndrejtori, drejtori)
D. Mbledhje me prindin
E. Veprim disiplinor brenda shkollës
(p.sh. ndalimi i pjesëmarrjes në
aktivitetet pas shkollore, pushimit të
madh apo orarit të drekës së bashku
me nxënësit e tjerë)
F. Dalja jashtë nga klasa me urdhër të
mësuesit, (Në qoftë se nxënësi nxirret
nga klasa nga mësuesi tre herë brenda
një semestri apo dy herë brenda një
tremestri dhe nxënësi vazhdon
sjelljen e gabuar, për të cilën do të
nxirrej nga klasa, drejtori ka të drejtën
për ta pezulluar nga shkolla)
G. Pezullimi nga drejtori
 
Kufiri i ndërhyrjeve të mundshme të
këshilltares që mund të përdoren së
bashku me masat disiplinore, sipas rastit
 
Takim me prindërit
 
Ndërhyrja nga stafi këshillimor
 
Takimet me këshilltaren
 
Këshillim individual / në grup
 
Ndërhyrja e bashkëmoshatarëve
 
Programet udhëzues
 
Zgjidhja e konfliktit
 
Hartimi i kontratës individuale të sjelljes
 
Raportet afatshkurtër për ecurinë në sjellje
 
Rekomandim për PPT (ekipi i personelit për
nxënësit)
 
Shërbimi në komunitet (me pëlqimin e prindërve)
 
Rekomandim për një organizatë me bazë në
komunitet (CBO)
 
Rekomandim për shërbimet këshillimore për
abuzimin me substanca
 
Ndihmë për nxënësit që kthehen nga
pezullimi
Nxënësve që kthehen nga pezullimi duhet t’u ofrohen
shërbime ndihmëse për të rritur sa më shumë aftësitë e
tyre për të përmbushur standardet shoqërore dhe
akademike brenda kolektivit të shkollës. Shërbimet
ndihmëse mund të përfshijnë të tëra ndërhyrjet
këshilluese apo një kombinim shërbimesh që
përmbushin sa më mirë nevojat e nxënësit..

8
 
 
Kopshti – Klasa e 5 NIVELI 3
 
Shkeljet – Sjellje seriozisht penguese apo e rrezikshme
A22 Mos respektimi i autoritetit të ligjshëm të personelit apo agjentëve të
sigurisë së shkollës
A23 Përdorimi i sharjeve bazuar në racën, përkatësinë etnike, ngjyrën,
origjinën kombëtare, fenë, gjininë, identitetin gjinor, shprehjen
gjinore, orientimin seksual, ose aftësitë e kufizuara
A24 Shtyrjet, përplasjet dhe sjellje të tjera të ngjashme (p.sh. ngarendja)
apo gjuajtja me objekte (p.sh. shkumës)
A25 Prurja e vizitorëve të pa autorizuar në shkollë apo lejimi i vizitorëve
të pa autorizuar të hyjnë në shkollë në shkelje të rregullave të shkollës
A26 Përdorimi me vetëdije dhe pa autorizim i sendeve të dikujt tjetër
A27 Çdo lloj ndërhyrje, ndryshim apo korrigjim i një dokumenti të
shkollës duke përfshirë dhe aksesin në kompjuterë apo mjete të tjera
elektronike.
A28 *Kontakti fizik i pahijshëm apo i pa dëshiruar (vetëm klasat 4-5, shih.
Shkeljet A18 për klasat K-3)
A29 **Pjesëmarrja në aktivitete që kanë të bëjnë me banda (p.sh. veshja e
rrobave dhe /apo mbajtja e sendeve të tjera me shenjat e bandave,
shkrimi nëpër mure apo sipërfaqe të tjera, gjeste apo shenja) (vetëm
klasat 4-5) (vetëm D-I)
A30 Vandalizmi, shkarravinat në mure ose sipërfaqe të tjera, dëme të tjera
të ambienteve të shkollës, pronës së shkollës të stafit të shkollës,
nxënësve, apo personave të tjerë (vetëm C-I)
A31 Afishimi apo shpërndarja e materialeve apo e literaturës ofenduese
(përfshirë afishimi në internet i këtyre materialeve).
A32 ***Shkelje të vazhdueshme të nivelit 2 (Kur është e mundshme dhe e
duhur, përpara se të merren masa disiplinore të nivelit 3, nëpunësit e
shkollës duhet t’i kenë përdorur të tëra masat disiplinore të nivelit 2.
Shkelje të mëtejshme të nivelit 2 janë të kufizuara në masa disiplinore
të nivelit 3) (vetëm D-I)
* Shkolla duhet t’u ofrojë këshillat e duhura nxënësve që shfaqin këto sjellje.
** Për të përcaktuar në se sjellja ka lidhje me aktivitete të bandave, punonjësit e shkollës
mund të kontaktojnë “Njësinë për ndërhyrjen kundër bandave në shkolla”.
*** Kjo i përket vetëm shkeljeve A11-A21 të nivelit 2, klasat K-5.
 
Kufiri i masave disiplinore të mundshme
A. Qortim nga stafi pedagogjik i shkollës
B. Mbledhje nxënës/mësues
C. Qortim nga mbikëqyrësi përkatës
(p.sh. nëndrejtori, drejtori)
D. Mbledhje me prindin
E. Veprim disiplinor brenda shkollës
(p.sh. ndalimi i pjesëmarrjes në
aktivitetet pas shkollore, pushimit të
madh apo orarit të drekës së bashku
me nxënësit e tjerë)
F. Nxjerrja nga klasa me urdhër të
mësuesit, (Në qoftë se nxënësi nxirret
nga klasa nga mësuesi tre herë brenda
një semestri apo dy herë brenda një
tremestri dhe nxënësi vazhdon
sjelljen e gabuar për të cilën do të
nxirrej nga klasa, drejtori ka të drejtën
për ta pezulluar nga shkolla)
G. Pezullimi nga drejtori
H. Pezullim nga superintendenti
 
rezulton në kthim të menjëhershëm
në shkollë
I. Pezullim nga superintendenti
 
rezulton në pezullim për 6 – 10 ditë
shkollore.
Kufiri i ndërhyrjeve të mundshme të
këshilltares që mund të përdoren së
bashku me masat disiplinore, sipas rastit
 
Kontaktet me prindërit
 
Ndërhyrja nga stafi këshillimor
 
Takimet me këshilltaren
 
Këshillim individual / në grup
 
Ndërhyrja e bashkëmoshatarëve
 
Programet udhëzues
 
Zgjidhja e konfliktit
 
Hartimi i kontratës individuale të sjelljes
 
Raportet afatshkurtër për ecurinë në sjellje
 
Rekomandim për PPT (ekipi i personelit për
nxënësit)
 
Shërbimi në komunitet (me pëlqimin e prindërve)
 
Rekomandim për një organizatë me bazë në
komunitet (CBO)
 
Rekomandim për shërbimet këshillimore për
abuzimin me substanca
 
Ndihmë për nxënësit që kthehen nga
pezullimi
Nxënësve që kthehen nga pezullimi duhet t’u ofrohen
shërbime ndihmëse për të rritur sa më shumë aftësitë e
tyre për të përmbushur standardet shoqërore dhe
akademike brenda kolektivit të shkollës. Shërbimet
ndihmëse mund të përfshijnë të tëra ndërhyrjet
këshilluese apo një kombinim shërbimesh që
përmbushin sa më mirë nevojat e nxënësit.

 
9
 
Kopshti – Klasa e 5 NIVELI 4
 
Shkeljet – Sjellje të rrezikshme apo të dhunshme
A33 Afishimi apo shpërndarja e materialeve që përmbajnë
kërcënime për dhunë, lëndime apo dëme (përfshirë
afishimin e materialeve të tilla në internet) (vetëm D-I)
A34 Pjesëmarrja në zënka dhe/apo sjellje fizikisht agresive që
krijojnë rrezik apo lëndime të lehta.
A35 Pjesëmarrja në aktivitete
të dhunshme apo kërcënimi me
dhunë, me lëndime apo me dëmtime ndaj të tjerëve.
A36 Sjellja që mund të krijojë një rrezik të konsiderueshëm apo
që mund të rezultojë në lëndime në autobusin e shkollës.
(vetëm G-J)
A37 Sjellja kërcënuese dhe frikësuese – kërcënimi, përgjimi apo
ndjekja për të detyruar një nxënës apo anëtar të stafit për të
bërë diçka, zënkat me fjalë apo fizike që kërcënon dikë
tjetër me lëndim, përfshirë edhe talljet dhe/apo
shkaktimin e frikës duke përdorur epitete apo sharje
bazuar në racën, përkatësinë etnike, ngjyrën, origjinën
kombëtare, fenë, gjininë, identitetin gjinor, shprehjen
gjinore, orientimin seksual, ose aftësitë e kufizuara
A38 *Komentet seksualisht sugjestive, sugjerimet, propozimet,
dhe sjelljet e tjera verbale ose jo të një natyre seksuale
(p.sh. prekjet, ledhatimet, pickimet, sjellje vulgare apo të
pahijshme në publik.) (vetëm për klasat 4-5)
A39 *Të pasurit në pronësi të substancave të kontrolluara pa
lejen e duhur, të drogës, pajisjeve për përdorimin e drogës
dhe/apo alkoolit
* Shkolla duhet tu ofrojë këshillimin e duhur nxënësve me këto sjellje.
Kufiri i masave disiplinore të mundshme
D. Konferencë me prindin
E. Veprim disiplinor brenda shkollës
(p.sh. ndalimi i pjesëmarrjes në
aktivitetet pas shkollore, pushimit të
madh apo orarit për drekë së bashku
me nxënësit e tjerë)
F. Dalja jashtë nga klasa me urdhër të
mësuesit, (Në qoftë se nxënësi nxirret
nga klasa nga mësuesi tre herë brenda
një semestri apo dy herë brenda një
tremestri dhe nxënësi vazhdon sjelljen e
gabuar, drejtori ka të drejtën për ta
pezulluar nga shkolla)
G. Pezullimi nga drejtori
H. Pezullim nga superintendenti që
rezulton në kthim të menjëhershëm në
shkollë
I. Pezullim nga superintendenti që
rezulton në pezullim për 6 – 10 ditë
shkollore.
J. Pezullim nga superintendenti që
rezulton në pezullim 30 deri në 90 ditë
nga shkolla me një rishqyrtim
automatik të çështjes pas 30 ditëve për
kthim në shkollë pas 30 apo 60 ditëve.
 
Kufiri i ndërhyrjeve të mundshme të
këshilltares që mund të përdoren së
bashku me masat disiplinore, sipas rastit
 
Takim me prindërit
 
Ndërhyrja nga stafi këshillimor
 
Takimet me këshilltaren
 
Këshillim individual / në grup
 
Ndërhyrja e bashkëmoshatarëve
 
Programet udhëzues
 
Zgjidhja e konfliktit
 
Hartimi i kontratës individuale të sjelljes
 
Raportet afatshkurtër për ecurinë në sjellje
 
Rekomandim për PPT (ekipi i personelit për
nxënësit)
 
Shërbimi në komunitet (me pëlqimin e prindërve)
 
Rekomandim për një organizatë me bazë në
komunitet (CBO)
 
Rekomandim për shërbimet këshillimore për
abuzimin me substanca
Ndihmë për nxënësit që kthehen nga
pezullimi
Nxënësve që kthehen nga pezullimi duhet t’u ofrohen
shërbime ndihmëse për të rritur sa më shumë aftësitë e
tyre për të përmbushur standardet shoqërore dhe
akademike brenda kolektivit të shkollës. Shërbimet
ndihmëse mund të përfshijnë të tëra ndërhyrjet
këshilluese apo një kombinim shërbimesh që
përmbushin sa më mirë nevojat e nxënësit.
 
 

10
 
 
Kopshti – Klasa e 5 NIVELI 4 vazhdim
 
Shkeljet – Sjellje të rrezikshme apo të dhunshme
A40 Marrja e sendeve që i përkasin dikujt tjetër pa lejen e tyre
A41 Aktivizimi i alarmit të zjarrit apo alarmeve të tjera kur nuk
është e nevojshme apo kërcënimi për bombë (vetëm D-I)
A42. Sjellje e pakontrolluar që krijon rrezik të
konsiderueshëm lëndimi dhe/ose përdorimi i një objekti
që mund të shkaktojë dëme fizike (p.sh. çakmak, tokëz
rripi apo çadër)
A43 Shkaktimi i lëndimeve serioze si pasojë e sjelljes së
pakontrolluar dhe /apo përdorimit të një objekti që mund
të shkaktojë dëme fizike (p.sh. çakmak, tokëz rripi apo
çadër)
A44 Vënia e zjarrit (vetëm G-J)
A45 Shkaktimi i trazirave (vetëm G-J)
A46 *Pasja në pronësi e armëve të përshkruara në kategorinë II
(vetëm G-J)
A47 **Përdorimi pa leje i substancave të kontrolluara, drogës
dhe /ose alkoolit (vetëm G-J)
A48 Shkelje të vazhdueshme të nivelit 3 (Kur është e
mundshme dhe e duhur, përpara se të merren masa
disiplinore të nivelit 4, nëpunësit e shkollës duhet t’i kenë
përdorur të tëra masat disiplinore të nivelit 3. Shkelje të
mëtejshme të nivelit 3 janë të kufizuara në masa disiplinore
të nivelit 4.)
* Përpara se të bëhet kërkesa për pezullim për shkak të sendeve të përshkruara
në kategorinë II por që kanë përdorim tjetër përveç shkaktimit të lëndimeve,
p.sh. limë thonjsh, drejtori duhet të marrë në konsideratë faktorët lehtësues.
Gjithashtu drejtori duhet të marrë në konsideratë në se një armë lodër duket
si e vërtetë në bazë të ngjyrës, madhësisë, formës dhe peshës.
** Shkolla duhet t’u ofrojë nxënësve këshillat e duhura për këto sjellje.
Kufiri i masave disiplinore të mundshme
D. Mbledhje me prindin
E. Veprim disiplinor brenda shkollës
(p.sh. ndalimi i pjesëmarrjes në
aktivitetet pas shkollore, pushimit të
madh apo orarit të drekës së bashku
me nxënësit e tjerë)
F. Nxjerrja nga klasa me urdhër të
mësuesit, (Në qoftë se nxënësi nxirret
nga klasa nga mësuesi tre herë brenda
një semestri apo dy herë brenda një
tremestri dhe nxënësi vazhdon
sjelljen e gabuar, drejtori ka të drejtën
për ta pezulluar nga shkolla)
G. Pezullimi nga drejtori
H. Pezullim nga superintendenti që
rezulton në kthim të menjëhershëm
në shkollë
I. Pezullim nga superintendenti që
rezulton në pezullim për 6 – 10 ditë
shkollore
J. Pezullim nga superintendenti që
rezulton në pezullim 30 deri në 90
ditë nga shkolla me një rishqyrtim
automatik të çështjes pas 30 ditëve
për kthim në shkollë pas 30 apo 60
ditëve
 
Kufiri i ndërhyrjeve të mundshme të
këshilltares që mund të përdoren së
bashku me masat disiplinore, sipas rastit
 
Kontaktet me prindërit
 
Ndërhyrja nga stafi këshillimor
 
Takimet me këshilltaren
 
Këshillim individual / në grup
 
Ndërhyrja e bashkëmoshatarëve
 
Programet udhëzues
 
Zgjidhja e konfliktit
 
Hartimi i kontratës individuale të sjelljes
 
Raportet afatshkurtër për ecurinë në sjellje
 
Rekomandim për PPT (ekipi i personelit për
nxënësit)
 
Shërbimi në komunitet (me pëlqimin e prindërve)
 
Rekomandim për një organizatë me bazë në
komunitet (CBO)
 
Rekomandim për shërbimet këshillimore për
abuzimin me substanca
Ndihmë për nxënësit që kthehen nga
pezullimi
Nxënësve që kthehen nga pezullimi duhet t’u ofrohen
shërbime ndihmëse për të rritur sa më shumë aftësitë e
tyre për të përmbushur standardet shoqërore dhe
akademike brenda kolektivit të shkollës. Shërbimet
ndihmëse mund të përfshijnë të tëra ndërhyrjet
këshilluese apo një kombinim shërbimesh që
përmbushin sa më mirë nevojat e nxënësit.
 
 

 
11
 
Kopshti – Klasa e 5 NIVELI 5
 
Shkeljet – Sjellje të rrezikshme serioze apo të dhunshme
A49 Kërcënimi me forcë apo përdorimi i forcës për të marrë pronën e
të tjerëve
A50 Përdorimi i forcës, lëndimi ose përpjekja për të lënduar seriozisht
personelin apo agjentët e sigurisë së shkollës. (vetëm I-J)
A51 Përdorimi i forcës ekstreme, lëndimi ose përpjekja për të lënduar
seriozisht nxënësit apo të tjerët (vetëm I-J)
A52 Pjesëmarrja në një incident dhune në grup.
A53 *Kërcënimi apo pjesëmarrja në aktivitete të dhunshme të lidhura
me banda.
A54 **Pjesëmarrja në sulme fizike seksuale / shtrëngimi apo detyrimi
i dikujt tjetër për të marrë pjesë në aktivitete seksuale. (vetëm për
klasat 4-5) (vetëm I-J)
A55 **Shitja apo shpërndarja e drogës apo substancave të
kontrolluara (vetëm I-J)
A56 Mbajtja e çdo lloj arme sipas përshkrimit në kategorinë I përveç
armëve të zjarrit (vetëm I-J)
A57 Përdorimi i çdo lloj arme sipas përshkrimit në kategorinë II për t’i
shkaktuar lëndime personelit të shkollës, nxënësve apo të tjerëve
(vetëm I-J)
A58 Përdorimi i çdo lloj arme përveç armëve të zjarrit sipas
përshkrimit në kategorinë I, në përpjekje për t’i shkaktuar
lëndime personelit të shkollës, nxënësve apo të tjerëve
A59 Përdorimi i çdo lloj arme përveç armëve të zjarrit sipas
përshkrimit në kategorinë I ose II për t’i shkaktuar lëndime
personelit të shkollës, nxënësve apo të tjerëve
A60 ***Mbajtja apo përdorimi i një arme zjarri (vetëm L)
 
* Për të përcaktuar nëse sjellja ka lidhje me aktivitete të bandave, punonjësit e shkollës
mund të kontaktojnë “Njësinë për ndërhyrjen kundër bandave në shkolla”.
** Shkolla duhet t’u ofrojë këshillat e duhura nxënësve me këto sjellje.
*** Kjo masë disiplinore mund të modifikohet në vartësi të incidentit.
Kufiri i masave disiplinore të mundshme
I.
Pezullim nga superintendenti që
rezulton në pezullim për 6 – 10 ditë
shkollore.
J. Pezullim nga superintendenti që
rezulton në pezullim 30 deri në 90
ditë nga shkolla me një rishqyrtim
automatik të çështjes pas 30 ditëve
për kthim në shkollë pas 30 apo 60
ditëve.
K. Pezullim nga superintendenti që
rezulton në një vit largim nga shkolla
dhe caktimi në një shkollë tjetër si
shans të dytë (SOS) për nxënësit e
klasave 6-12 dhe në një program
alternativ për nxënësit e klasave K-5,
me një rishqyrtim automatik pas 6
muajsh për rikthim më të shpejtë
L. Pezullim nga superintendenti që
rezulton në një vit largim nga shkolla
dhe caktimi në një shkollë tjetër si
shans të dytë (SOS) për nxënës të
klasave 6-12 dhe në një program
alternativ për nxënësit e klasave K-5
pa mundësi rishqyrtimi për kthim më
të shpejtë.
 
Kufiri i ndërhyrjeve të mundshme të
këshilltares që mund të përdoren së
bashku me masat disiplinore, sipas rastit
 
Kontakte me prindërit
 
Ndërhyrja nga stafi këshillimor
 
Takimet me këshilltaren
 
Këshillim individual / në grup
 
Ndërhyrja e bashkëmoshatarëve
 
Programet udhëzues
 
Zgjidhja e konfliktit
 
Hartimi i kontratës individuale të sjelljes
 
Raportet afatshkurtër për ecurinë në sjellje
 
Rekomandim për PPT (ekipi i personelit për
nxënësit)
 
Shërbimi në komunitet (me pëlqimin e prindërve)
 
Rekomandim për një organizatë me bazë në
komunitet (CBO)
 
Rekomandim për shërbimet këshillimore për
abuzimin me substanca
Ndihmë për nxënësit që kthehen nga
pezullimi
Nxënësve që kthehen nga pezullimi duhet t’u ofrohen
shërbime ndihmëse për të rritur sa më shumë aftësitë e
tyre për të përmbushur standardet shoqërore dhe
akademike brenda kolektivit të shkollës. Shërbimet
ndihmëse mund të përfshijnë të tëra ndërhyrjet
këshilluese apo një kombinim shërbimesh që
përmbushin sa më mirë nevojat e nxënësit.
 
 

12
 
 
Klasat 6-12 NIVELI 1
 
Shkeljet – Sjellje të mosbindjes
B01
Mungesë e paarsyeshme (vetëm A-D)
B02
Ardhja në shkollë pa uniformë (vetëm për nxënësit në shkolla ku
veshja e uniformës është e detyruar dhe që prindërit e tyre nuk
kanë kërkuar justifikim (vetëm A dhe/apo D)
B03 Lënia e orëve të mësimit (ardhja në shkollë dhe lënia e një
ose më shumë orësh mësimi)
B04 Ardhja me vonesë në shkollë apo klasë
B05 Sjellja e materialeve apo pajisjeve të ndaluara në shkollë pa
leje (p.sh. telefona celularë apo pajisje të tjera elektronike
për komunikim apo argëtim)
B06 Mosqenia në vendin e duhur brenda ambientit të shkollës
B07 Sjellja që pengon procesin mësimor (p.sh. shumë zhurmë
në klasë, bibliotekë apo korridore)
B08 Sjellje/fjalë ofenduese apo pa respekt
B09 *Veshja e rrobave apo kapeleve/shamive të kokës që
përbëjnë probleme sigurie apo që pengojnë procesin
mësimor.
B10 Afishimi apo shpërndarja e materialeve në ambientet e
shkollës që shkelin rregullat me shkrim të Departamentit
të Arsimit dhe / apo rregullat e shkollës
B11 Mos paraqitja e dokumentit të duhur kur kërkohet nga
nëpunësit e shkollës
B12 Përdorimi i kompjuterëve, fakseve, telefonave apo
pajisjeve të tjera elektronike të shkollës pa lejen e duhur
*
Në qoftë se ka dyshim për veshje apo kapele/shami koke si
përfaqësim të shprehjes së besimit fetar, shkolla duhet të kontaktojë
drejtorin e lartë për Zhvillimin e Rinisë.
Kufiri i masave disiplinore të mundshme
A. Qortim nga stafi pedagogjik i shkollës
B. Konferencë nxënës/mësues
C. Qortim nga mbikëqyrësi përkatës
(p.sh. nëndrejtori, drejtori)
D. Konferencë me prindin
E. Veprim disiplinor brenda shkollës
(p.sh. ndalimi i pjesëmarrjes në
aktivitetet pas shkollore, pushimin e
madh apo orarin e drekës së bashku
me nxënësit e tjerë)
F. Nxjerrja nga klasa me urdhër të
mësuesit, (Në qoftë se nxënësi nxirret
nga klasa nga mësuesi tri herë brenda
një semestri apo dy herë brenda një
tremestri dhe nxënësi vazhdon
sjelljen e gabuar, drejtori ka të drejtën
ta pezullojë nga shkolla)
 
Kufiri i ndërhyrjeve të mundshme të
këshilltares që mund të përdoren së
bashku me masat disiplinore, sipas rastit
 
Kontaktet me prindërit
 
Ndërhyrja nga stafi këshillimor
 
Takimet me këshilltaren
 
Këshillim individual/në grupi
 
Ndërhyrja e bashkëmoshatarëve
 
Programet udhëzues
 
Zgjidhja e konfliktit
 
Hartimi i një kontrate individuale të
sjelljes
 
Raportet afatshkurtër për ecurinë në
sjellje
 
Referimi në një PPT (Ekipi i Trupit
Studentor)
 
Shërbimi në komunitet (me pëlqimin
e prindërve)
 
Rekomandim për një organizatë me
bazë në komunitet (CBO)
 
Rekomandim për shërbimet
këshillimore për abuzimin me
substanca

 
13
 
Klasat 6-12 NIVELI 2
 
Shkeljet – Sjellja e parregullt dhe penguese
B13 Pirja e duhanit
B14 Bixhozi
B15 Përdorja e fjalëve, shprehjeve apo shenjave të ndyra,
vulgare apo abuzive
B16 Gënjeshtra, dhënia e informatave të rreme dhe/apo
mashtrimi i personelit të shkollës
B17 Keqpërdorimi i pronës së huaj
B18 Prishja e rregullit apo pjesëmarrja në sjellje që prishin
qetësinë në autobusin e shkollës
B19 *Sjellje e nivelit 1 e vazhdueshme (Sa herë që është e
mundur dhe e duhur punonjësit e shkollës duhet t’i
kenë përdorur të tëra veprimet disiplinore të nivelit 1
përpara se të ndërmarrin hapa disiplinorë të nivelit 2.
Gjithashtu, shkelje të vazhdueshme të nivelit 1 mund
të ndëshkohen jo me më shumë se veprime
disiplinore të nivelit 2.)
 
* Vetëm për shkeljet B05-B12 në nivelin 1, klasat 6-12
Kufiri i masave disiplinore të mundshme
A. Qortim nga stafi pedagogjik i shkollës
B. Konferencë nxënës/mësues
C. Qortim nga mbikëqyrësi përkatës
(p.sh. nëndrejtori, drejtori)
D. Konferencë me prindin
E. Veprim disiplinor brenda shkollës
(p.sh. ndalimi i pjesëmarrjes në
aktivitetet pas shkollore, pushimin e
madh apo orarin e drekës së bashku
me nxënësit e tjerë)
F. Nxjerrja nga klasa me urdhër të
mësuesit, (Në qoftë se nxënësi nxirret
nga klasa nga mësuesi tri herë brenda
një semestri apo dy herë brenda një
tremestri dhe nxënësi vazhdon
sjelljen e gabuar, drejtori ka të drejtën
ta pezullojë nga shkolla.)
G. Pezullimi nga drejtori
Kufiri i ndërhyrjeve të mundshme të
këshilltares që mund të përdoren së
bashku me masat disiplinore, sipas rastit
 
Kontaktet me prindërit
 
Ndërhyrja nga stafi këshillimor
 
Takimet me këshilltaren
 
Këshillim individual / në grup
 
Ndërhyrja e bashkëmoshatarëve
 
Programet udhëzues
 
Zgjidhja e konfliktit
 
Hartimi i kontratës individuale të sjelljes
 
Raportet afatshkurtër për ecurinë në sjellje
 
Rekomandim për PPT (ekipi i personelit për
nxënësit)
 
Shërbimi në komunitet (me pëlqimin e prindërve)
 
Rekomandim për një organizatë me bazë në
komunitet (CBO)
 
Rekomandim për shërbimet këshillimore për
abuzimin me substanca
Ndihmë për nxënësit që kthehen nga
pezullimi
Nxënësve që kthehen nga pezullimi duhet t’u ofrohen
shërbime ndihmëse për të rritur sa më shumë aftësitë e
tyre për të përmbushur standardet shoqërore dhe
akademike brenda kolektivit të shkollës. Shërbimet
ndihmëse mund të përfshijnë të tëra ndërhyrjet
këshilluese apo një kombinim shërbimesh që
përmbushin sa më mirë nevojat e nxënësit.
 

14
 
 
Klasat 6-12 NIVELI 3
 
Shkeljet – Sjellje seriozisht penguese apo e rrezikshme
B20 Largimi nga klasa apo shkolla pa lejen e personelit mbikëqyrës të
shkollës
B21
Mos respektimi i autoritetit të ligjshëm të personelit apo agjentëve të
sigurisë së shkollës
B22 Hyrja apo përpjekja për të hyrë në godinën e shkollës pa leje
B23
Përdorimi i sharjeve bazuar në racën, përkatësinë etnike, ngjyrën,
origjinën kombëtare, fenë, gjininë, identitetin gjinor, shprehjen
gjinore, orientimin seksual, ose aftësitë e kufizuara (vetëm C-I)
B24
Shtyrjet, përplasjet dhe sjellje të tjera të ngjashme (p.sh. ngarendja)
apo gjuajtja me objekte (p.sh. shkumës) (vetëm C-I)
B25
Prurja e vizitorëve të pa autorizuar në shkollë apo lejimi i vizitorëve
të pa autorizuar të hyjnë në shkollë në shkelje të rregullave të shkollës
B26 * Pjesëmarrja në aktivitete që kanë të bëjnë me banda (p.sh. veshja e
rrobave dhe /apo sendeve të tjera me shenjat e bandave, shkrimi
nëpër mure apo sipërfaqe të tjera, gjeste apo shenja) (vetëm D-I)
B27
Çdo lloj ndërhyrje, ndryshim apo korrigjim i një dokumenti të
shkollës duke përfshirë dhe aksesin në kompjuterë apo mjete të tjera
elektronike
B28
Vandalizmi, shkrimi në mure apo sipërfaqe të tjera apo dëme të tjera
të ambienteve të shkollës apo pronës së shkollës apo të stafit të
shkollës, nxënësve, apo personave të tjerë (vetëm D-I)
B29
Përvetësimi me vetëdije dhe pa autorizim i sendeve të dikujt tjetër
B30 ** Komentet seksualisht sugjestive, sugjerimet, propozimet, dhe
sjelljet e tjera verbale ose jo të një natyre seksuale ose kontakti
fizik i një natyrë seksuale (p.sh. prekjet, ledhatimet, pickimet,
sjellje vulgare apo të pa hijshme në publik.)
* Për të përcaktuar nëse sjellja ka lidhje me aktivitete të bandave, punonjësit e shkollës
mund të kontaktojnë “Njësinë për ndërhyrjen kundër bandave në shkolla”.
**
Shkolla duhet t’u ofrojë këshillat e duhura nxënësve me këto sjellje.
Kufiri i masave disiplinore të mundshme
A. Qortim nga stafi pedagogjik i shkollës
B. Mbledhje nxënës/mësues
C. Qortim nga mbikëqyrësi përkatës
(p.sh. nëndrejtori, drejtori)
D. Mbledhje me prindin
E. Veprim disiplinor brenda shkollës
(p.sh. ndalimi i pjesëmarrjes në
aktivitetet pas shkollore, pushimin e
madh apo orarin e drekës së bashku
me nxënësit e tjerë)
F. Nxjerrja nga klasa me urdhër të
mësuesit, (Në qoftë se nxënësi nxirret
nga klasa nga mësuesi tre herë brenda
një semestri apo dy herë brenda një
tremestri dhe nxënësi vazhdon
sjelljen e gabuar, drejtori ka të drejtën
ta pezullojë nga shkolla.)
G. Pezullimi nga drejtori
H. Pezullim nga superintendenti që
rezulton në kthim të menjëhershëm
në shkollë
I. Pezullim nga superintendenti që
rezulton në pezullim për 6 – 10 ditë
shkollore.
 
Kufiri i ndërhyrjeve të mundshme të
këshilltares që mund të përdoren së
bashku me masat disiplinore, sipas rastit
 
Kontaktet me prindërit
 
Ndërhyrja nga stafi këshillimor
 
Takimet me këshilltaren
 
Këshillim individual / në grup
 
Ndërhyrja e bashkëmoshatarëve
 
Programet udhëzues
 
Zgjidhja e konfliktit
 
Hartimi i kontratës individuale të sjelljes
 
Raportet afatshkurtër për ecurinë në sjellje
 
Rekomandim për PPT (ekipi i personelit për
nxënësit)
 
Shërbimi në komunitet (me pëlqimin e prindërve)
 
Rekomandim për një organizatë me bazë në
komunitet (CBO)
 
Rekomandim për shërbimet këshillimore për
abuzimin me substanca
 
Ndihmë për nxënësit që kthehen nga
pezullimi
Nxënësve që kthehen nga pezullimi duhet t’u ofrohen
shërbime ndihmëse për të rritur sa më shumë aftësitë e
tyre për të përmbushur standardet shoqërore dhe
akademike brenda kolektivit të shkollës. Shërbimet
ndihmëse mund të përfshijnë të tëra ndërhyrjet
këshilluese apo një kombinim shërbimesh që
përmbushin sa më mirë nevojat e nxënësit

 
15
 
Klasat 6-12 NIVELI 3 vazhdim
 
Shkeljet – Sjellje penguese serioze apo e rrezikshme
B31 Sjellje me natyrë seksuale në ambientet e shkollës apo gjatë
aktiviteteve shkollore
B32 Shkelja e rregullores së departamentit për përdorimin e
internetit (p.sh. përdorimi i sistemit të departamentit për
arsye jo arsimore, shkelje të sigurisë/ intimitetit)
B33 Përdorimi i mashtrimeve në mësime që përfshijnë, por
nuk kufizohen vetëm me:
a. Kopjimin (p.sh. kopjimi nga fleta e një nxënësi tjetër,
përdorimi i materialeve të ndaluara gjatë provimeve,
komunikimi me nxënës të tjerë gjatë provimit kur kjo gjë
nuk është e lejuar, përdorimi, blerja, shitja, vjedhja,
transportimi apo shpërndarja e pjesshme apo e plotë e
përmbajtjes së një testi paraprakisht, zëvendësimi i dikujt
tjetër apo lejimi i dikujt tjetër për të zëvendësuar një nxënës
tjetër në provim, dhënia e mitës një personi për të marrë të
dhënat e një provimi që do të administrohet; apo sigurimi i
kopjeve të provimit apo përgjigjeve përpara provimit)
b. Plaxharizmi (përvetësimi i punës së dikujt tjetër dhe
paraqitja si punë vetjake pa bërë citime, p.sh. kopjimi i
shkrimeve nga interneti apo burimeve të tjera)
c. Bashkëpunimi (bashkëpunimi mashtrues me dikë tjetër për
përgatitjen e detyrave me shkrim për vlerësim)
B34 Afishimi apo shpërndarja e materialeve apo e literaturës
ofenduese (përfshirë afishimi në internet i tyre).
B35 Shkelje të vazhdueshme të nivelit 2 (Kur është e
mundshme dhe e duhur, përpara se të merren masa
disiplinore të nivelit 3, nëpunësit e shkollës duhet t’i kenë
përdorur të tëra masat disiplinore të nivelit 2. Shkelje të
mëtejshme të nivelit 2 janë të kufizuara në masa disiplinore
të nivelit 3.)
Kufiri i masave disiplinore të mundshme
A. Qortim nga stafi pedagogjik i shkollës
B. Konferencë nxënës/mësues
C. Qortim nga mbikëqyrësi përkatës
(p.sh. nëndrejtori, drejtori)
D. Konferencë me prindin
E. Veprim disiplinor brenda shkollës
(p.sh. ndalimi i pjesëmarrjes në
aktivitetet pas shkollore, pushimin e
madh apo orarin e drekës së bashku
me nxënësit e tjerë)
F. Dalja jashtë nga klasa me urdhër të
mësuesit, (Në qoftë se nxënësi nxirret
nga klasa nga mësuesi tre herë brenda
një semestri apo dy herë brenda një
tremestri dhe nxënësi vazhdon
sjelljen e gabuar drejtori ka
mundësinë për ta pezulluar nga
shkolla.)
G. Pezullimi nga drejtori
H. Pezullim nga superintendenti që
rezulton në kthim të menjëhershëm
në shkollë
I. Pezullim nga superintendenti që
rezulton në pezullim për 6 – 10 ditë
shkollore.
 
Kufiri i ndërhyrjeve të mundshme të
këshilltares që mund të përdoren së
bashku me masat disiplinore, sipas rastit
 
Kontaktet me prindërit
 
Ndërhyrja nga stafi këshillimor
 
Takimet me këshilltaren
 
Këshillim individual / në grup
 
Ndërhyrja e bashkëmoshatarëve
 
Programet udhëzues
 
Zgjidhja e konfliktit
 
Hartimi i kontratës individuale të sjelljes
 
Raportet afatshkurtër për ecurinë në sjellje
 
Rekomandim për PPT (ekipi i personelit për
nxënësit)
 
Shërbimi në komunitet (me pëlqimin e prindërve)
 
Rekomandim për një organizatë me bazë në
komunitet (CBO)
 
Rekomandim për shërbimet këshillimore për
abuzimin me substanca
 
Ndihmë për nxënësit që kthehen nga
pezullimi
Nxënësve që kthehen nga pezullimi duhet t’u ofrohen
shërbime ndihmëse për të rritur sa më shumë aftësitë e
tyre për të përmbushur standardet shoqërore dhe
akademike brenda kolektivit të shkollës. Shërbimet
ndihmëse mund të përfshijnë të tëra ndërhyrjet
këshilluese apo një kombinim shërbimesh që
përmbushin sa më mirë nevojat e nxënësit.

16
 
 
Klasat 6-12 NIVELI 4
 
Shkeljet – Sjellje të rrezikshme apo të dhunshme
B36 Afishimi apo shpërndarja e materialeve që përmbajnë
kërcënime për dhunë, lëndime apo dëme (përfshirë
afishimin e materialeve të tilla në internet)
B37 Marrja pjesë në zënka dhe/apo sjellje fizikisht agresive që
krijon rrezik të vërtetë për lëndime të lehta. (vetëm G-J)
B38 Marrja pjesë në aktivitete të dhunshme apo kërcënimi me
dhunë, me lëndime apo me dëmtime ndaj të tjerëve.
B39 Sjellja që mund të krijojë një rrezik të konsiderueshëm apo
që mund të rezultojë në lëndime në autobusin e shkollës
B40 Sjellja kërcënuese dhe intimiduese – kërcënimi apo ndjekja
për të detyruar një nxënës apo anëtar të stafit për të bërë
diçka, fjalët apo sjellja fizike që kërcënon dikë tjetër me
lëndim, përfshirë edhe talljet dhe/apo shkaktimin e frikës
duke përdorur epitete apo sharje bazuar në racë, etnicitet,
ngjyrë, nacionalitet, fe, zakone fetare, gjini, identitet gjinor,
shprehje gjinore, orientim seksual apo mangësi
B41 *Patja në pronësi të substancave të kontrolluara pa lejen e
duhur, të drogës, pajisjeve për përdorimin e drogës
dhe/apo alkoolit
B42 Aktivizimi i rremë i alarmit të zjarrit apo ndonjë alarmi
tjetër ose kërcënimi i rremë për bombë (vetëm G-J)
B43 Marrja pa autorizim e pronës së dikujt tjetër (vetëm G-J)
*
Shkolla duhet tu ofrojë këshillimin e duhur nxënësve me këto sjellje.
 
Kufiri i masave disiplinore të mundshme
G. Pezullimi nga drejtori
H. Pezullim nga superintendenti që rezulton në
kthim të menjëhershëm në shkollë
I.
Pezullim nga superintendenti që rezulton në
pezullim për 6 – 10 ditë shkollore.
 
J. Pezullim nga superintendenti që rezulton në
pezullim 30 deri në 90 ditë nga shkolla me një
rishqyrtim automatik të çështjes pas 30 ditëve
për kthim në shkollë pas 30 apo 60 ditëve.
K. Pezullim nga superintendenti që rezulton në
një vit largim nga shkolla dhe caktimi në një
shkollë tjetër si shans të dytë (SOS) për
nxënësit e klasave 6-12 dhe në një program
alternativ për nxënësit e klasave K-5, me një
rishqyrtim automatik pas 6 muajsh për rikthim
më të shpejtë
 
L. Pezullim nga superintendenti që rezulton në
një vit largim nga shkolla dhe caktimi në një
shkollë tjetër si shans të dytë (SOS) për nxënës
të klasave 6-12 dhe në një program alternative
për nxënës të klasave K-5 pa mundësi
rishqyrtimi për kthim më të shpejtë.
 
M. Përjashtim nga shkolla (vetëm për nxënësit në
arsim të përgjithshëm që mbushin 17 vjeç
përpara fillimit të vitit shkollor. Viti shkollor
fillon më 1 Korrik)
 
Kufiri i ndërhyrjeve të mundshme të
këshilltares që mund të përdoren së
bashku me masat disiplinore, sipas rastit
 
Kontaktet me prindërit
 
Ndërhyrja nga stafi këshillimor
 
Takimet me këshilltaren
 
Këshillim individual / në grup
 
Ndërhyrja e bashkëmoshatarëve
 
Programet udhëzues
 
Zgjidhja e konfliktit
 
Hartimi i kontratës individuale të sjelljes
 
Raportet afatshkurtër për ecurinë në sjellje
 
Rekomandim për PPT (ekipi i personelit për
nxënësit)
 
Shërbimi në komunitet (me pëlqimin e prindërve)
 
Rekomandim për një organizatë me bazë në
komunitet (CBO)
 
Rekomandim për shërbimet këshillimore për
abuzimin me substanca
 
Ndihmë për nxënësit që kthehen nga
pezullimi
Nxënësve që kthehen nga pezullimi duhet t’u ofrohen
shërbime ndihmëse për të rritur sa më shumë aftësitë e
tyre për të përmbushur standardet shoqërore dhe
akademike brenda kolektivit të shkollës. Shërbimet
ndihmëse mund të përfshijnë të tëra ndërhyrjet
këshilluese apo një kombinim shërbimesh që
përmbushin sa më mirë nevojat e nxënësit

 
17
 
Klasat 6-12 NIVELI 4 vazhdim
 
Shkeljet – Sjellje të rrezikshme apo të dhunshme
B44 Shkaktimi i mundësisë për lëndimeve serioze si pasojë e
sjelljes së pakujdesshme dhe /apo përdorimi i një
objekti që mund të shkaktojë dëme fizike (p.sh. çakmak,
togzë rripi apo çadër)
B45 Shkaktimi i lëndimeve serioze si pasojë e sjelljes së
pakujdesshme dhe /apo përdorimi i një objekti që
mund të shkaktojë dëme fizike (p.sh. çakmak, togzë
rripi apo çadër)
B46
Vënia e zjarrit
B47
Shkaktimi i trazirave
B48 * Patja në pronësi të armëve të përshkruara në kategorinë
II
B49 ** Përdorimi pa leje i substancave të kontrolluara, drogës
dhe /apo alkoolit
B50 *** Shkelje të vazhdueshme të nivelit 3 (Kur është e
mundshme dhe e duhur, përpara se të merren masa
disiplinore të nivelit 4, nëpunësit e shkollës duhet t’i
kenë përdorur të tëra masat disiplinore të nivelit 3.
Shkelje të mëtejshme të nivelit 3 janë të kufizuara në
masa disiplinore të nivelit 4.) (vetëm G-J)
* Përpara se të bëhet kërkesa për pezullim për shkak të sendeve të
përshkruara në kategorinë II por që kanë përdorim tjetër përveç
shkaktimit të lëndimeve, p.sh. limë thonjsh, drejtori duhet të marrë
në konsideratë faktorët justifikues. Gjithashtu drejtori duhet të
marrë në konsideratë në se një armë lodër duket si e vërtetë në bazë
të ngjyrës, formës dhe peshës.
**
Shkolla duhet tu ofrojë këshillimin e duhur nxënësve me këto sjellje.
*** I përket vetëm shkeljeve B21-B33 në nivelin 3, klasat 6-12.
Kufiri i masave disiplinore të mundshme
G. Pezullimi nga drejtori
H. Pezullim nga superintendenti që rezulton në
kthim të menjëhershëm në shkollë
I. Pezullim nga superintendenti që rezulton në
pezullim për 6 – 10 ditë shkollore.
 
J. Pezullim nga superintendenti që rezulton në
pezullim 30 deri në 90 ditë nga shkolla me
një rishqyrtim automatik të çështjes pas 30
ditëve për kthim në shkollë pas 30 apo 60
ditëve.
K. Pezullim nga superintendenti që rezulton në
një vit largim nga shkolla dhe caktimi në një
shkollë tjetër si shans të dytë (SOS) për
nxënësit e klasave 6-12 dhe në një program
alternativ për nxënësit e klasave K-5, me një
rishqyrtim automatik pas 6 muajsh për
rikthim më të shpejtë
L. Pezullim nga superintendenti që rezulton në
një vit largim nga shkolla dhe caktimi në një
shkollë tjetër si shans të dytë (SOS) për
nxënës të klasave 6-12 dhe në një program
alternative për nxënës të klasave K-5 pa
mundësi rishqyrtimi për kthim më të
shpejtë.
M. Përjashtim nga shkolla (vetëm për nxënësit
në arsim të përgjithshëm që mbushin 17
vjeç përpara fillimit të vitit shkollor. Viti
shkollor fillon më 1 Korrik)
Kufiri i ndërhyrjeve të mundshme të
këshilltares që mund të përdoren së
bashku me masat disiplinore, sipas rastit
 
Kontaktet me prindërit
 
Ndërhyrja nga stafi këshillimor
 
Takimet me këshilltaren
 
Këshillim individual / në grup
 
Ndërhyrja e bashkëmoshatarëve
 
Programet udhëzues:
 
Zgjidhja e konfliktit
 
Hartimi i kontratës individuale të sjelljes
 
Raportet afatshkurtër për ecurinë në sjellje
 
Rekomandim për PPT (ekipi i personelit për
nxënësit)
 
Shërbimi në komunitet (me pëlqimin e prindërve)
 
Rekomandim për një organizatë me bazë në
komunitet (CBO)
 
Rekomandim për shërbimet këshillimore për
abuzimin me substanca
 
Ndihmë për nxënësit që kthehen nga
pezullimi
Nxënësve që kthehen nga pezullimi duhet t’u ofrohen
shërbime ndihmëse për të rritur sa më shumë aftësitë e
tyre për të përmbushur standardet shoqërore dhe
akademike brenda kolektivit të shkollës. Shërbimet
ndihmëse mund të përfshijnë të tëra ndërhyrjet
këshilluese apo një kombinim shërbimesh që
përmbushin sa më mirë nevojat e nxënësit.

18
 
 
Klasat 6-12 NIVELI 5
 
Shkeljet – Sjellje të rrezikshme serioze apo të dhunshme
B51
Kërcënimi me forcë apo përdorimi i forcës për të marrë pronën e të
tjerëve
B52 Përdorimi i forcës apo shkaktimi ose tentimi për të shkaktuar
lëndime serioze ndaj personelit apo agjentëve të sigurisë së shkollës.
B53 Përdorimi i forcës ekstreme apo shkaktimi ose tentimi për të
shkaktuar lëndime serioze ndaj nxënësve apo të tjerëve
B54 Pjesëmarrja në një incident dhune në grup
B55 * Kërcënimi apo pjesëmarrja në aktivitete të dhunshme të lidhura me
banda.
B56 Pjesëmarrja në sulme fizike seksuale / shtrëngimi apo detyrimi i
dikujt tjetër të marrë pjesë në aktivitete seksuale.
B57 Shitja apo shpërndarja e drogës apo substancave të kontrolluara.
B58 Mbajtja e çdo lloj arme sipas përshkrimit në kategorinë I
B59
Përdorimi i çdo lloj arme sipas përshkrimit në kategorinë II për t’i
shkaktuar lëndime personelit të shkollës, nxënësve apo të tjerëve.
 
B60 ** Përdorimi i çdo lloj arme përveç armëve të zjarrit sipas
përshkrimit në kategorinë I, në përpjekje për t’i shkaktuar lëndime
personelit të shkollës, nxënësve apo të tjerëve (L për nxënësit që nuk
kanë mbushur 17 vjeç përpara fillimit të vitit shkollor, M për nxënësit
në arsim të përgjithshëm që kanë mbushur 17 vjeç përpara fillimit të
vitit shkollor)
B61
Përdorimi i çdo lloj arme përveç armëve të zjarrit sipas përshkrimit
në kategorinë I ose II për t’i shkaktuar lëndime personelit të shkollës,
nxënësve apo të tjerëve (L për nxënësit që nuk kanë mbushur 17 vjeç
përpara fillimit të vitit shkollor, M për nxënësit në arsim të
përgjithshëm që kanë mbushur 17 vjeç përpara fillimit të vitit
shkollor)
B62 ** Mbajtja apo përdorimi i një arme zjarri (L për nxënësit që nuk
kanë mbushur 17 vjeç përpara fillimit të vitit shkollor, M për nxënësit
në arsim të përgjithshëm që kanë mbushur 17 vjeç përpara fillimit të
vitit shkollor)
* Për të përcaktuar nëse sjellja ka lidhje me aktivitete të bandave, punonjësit e shkollës
mund të kontaktojnë “Njësinë për ndërhyrjen kundër bandave në shkolla”.
** Kjo masë disiplinore mund të modifikohet në vartësi të incidentit.
 
Kufiri i masave disiplinore të mundshme
I. Pezullim nga superintendenti që
rezulton në pezullim për 6 – 10 ditë
shkollore.
J. Pezullim nga superintendenti që
rezulton në pezullim 30 deri në 90 ditë
nga shkolla me një rishqyrtim
automatik të çështjes pas 30 ditëve për
kthim në shkollë pas 30 apo 60 ditëve.
K. Pezullim nga superintendenti që
rezulton në një vit largim nga shkolla
dhe caktimi në një shkollë tjetër si shans
të dytë (SOS) për nxënësit e klasave
6-12 dhe në një program alternativ për
nxënësit e klasave K-5, me një
rishqyrtim automatik pas 6 muajsh për
rikthim më të shpejtë
L. Pezullim nga superintendenti që
rezulton në një vit largim nga shkolla
dhe caktimi në një shkollë tjetër si shans
të dytë (SOS) për nxënës të klasave 6-12
dhe në një program alternative për
nxënës të klasave K-5 pa mundësi
rishqyrtimi për kthim më të shpejtë.
M. Përjashtim nga shkolla (vetëm për
nxënësit në arsim të përgjithshëm që
mbushin 17 vjeç përpara fillimit të vitit
shkollor. Viti shkollor fillon më 1
Korrik)
 
Kufiri i ndërhyrjeve të mundshme të
këshilltares që mund të përdoren së
bashku me masat disiplinore, sipas rastit
 
Kontaktet me prindërit
 
Ndërhyrja nga stafi këshillimor
 
Takimet me këshilltaren
 
Këshillim individual / në grup
 
Ndërhyrja e bashkëmoshatarëve
 
Programet udhëzues:
 
Zgjidhja e konfliktit
 
Hartimi i kontratës individuale të sjelljes
 
Raportet afatshkurtër për ecurinë në sjellje
 
Rekomandim për PPT (ekipi i personelit për
nxënësit)
 
Shërbimi në komunitet (me pëlqimin e
prindërve)
 
Rekomandim për një organizatë me bazë në
komunitet (CBO)
 
Rekomandim për shërbimet këshillimore për
abuzimin me substanca
 
Ndihmë për nxënësit që kthehen nga
pezullimi
Nxënësve që kthehen nga pezullimi duhet t’u ofrohen
shërbime ndihmëse për të rritur sa më shumë aftësitë e
tyre për të përmbushur standardet shoqërore dhe
akademike brenda kolektivit të shkollës. Shërbimet
ndihmëse mund të përfshijnë të tëra ndërhyrjet
këshilluese apo një kombinim shërbimesh që
përmbushin sa më mirë nevojat e nxënësit

 
19
ARMË TË NDALUARA
 
 
 
Armë të ndaluara – Kategoria I Armë të ndaluara – Kategoria II
 
Armët e zjarrit, përfshirë pistoletat dhe armët e dorës, silenciatorët,
shtizat elektronike dhe armët me shok elektrik
 
Çiftet, pushkët, automatikët, apo çdo armë që simulon apo mund të
përdoret si automatik.
 
Pushkët me ajër, pushkët me sustë, apo çdo armë tjetër që përdor ajër
apo sustë si fuqi shtytëse, dhe çdo armë që mund të përdorë fishekë
të mbushur apo të pa mbushur (si pushkë me saçme apo paintball)
 
Biçakët e llojeve të ndryshme apo shpatat e fshehura në bastunë
(bastun që fsheh një thikë apo shpatë)
 
Thikat, brisqet, bisturitë e ndryshme, thikat e kuzhinës dhe të tëra
llojet e thikave
 
Shkopinjtë e ndryshëm që përdoren si armë dhe dorezat e hekurit
 
Shkopinjtë apo qeset e mbushura me rërë.
 
Kërrabat (objekte të vogla dhe të rënda të lëshuara me llastik) dhe
llastiqet.
 
Objekte të artit ushtarak duke përfshirë yjet kung fu, cokat dhe thikat
në këpucë
 
Eksplozivët, përfshirë bombat, fishekzjarrët dhe gëzhojat e bombave
 
Acide apo lëndë kimike të rrezikshme apo vdekjeprurëse
 
*Imitacion pistolete apo armësh të tjera
 
Fishekë të mbushur apo manovre dhe municione të tjera
 
Stilolapsa shokues apo armë të tjera shokuese
 
Ndriçues me laser
 
Çdo instrument i rrezikshëm, vdekje prurës apo i mprehtë që
mund të përdoret apo ka qëllim përdorimin si armë (si gërshërë,
limë thonjsh, copë xhami të thyer, zinxhirë, tel).
 
 
 
 
 
*
Përpara se të bëhet kërkesa për pezullim për shkak të sendeve të përshkruara në
kategorinë II por që kanë përdorim tjetër përveç se të shkaktojnë lëndime, p.sh. limë
thonjsh, drejtori duhet të marrë në konsideratë faktorët justifikues. Gjithashtu
drejtori duhet të marrë në konsideratë në se një armë lodër duket si e vërtetë në bazë
të ngjyrës, madhësisë, formës dhe peshës.
 
 
 

20
 
 
MASAT DISIPLINORE
  
 
 
Masat e mëposhtme disiplinore duhet të zbatohen në përputhje me të gjitha kërkesat procedurale të Rregullores së Kancelarit A-443.
 
LARGIMI NGA KLASA PREJ MËSUESIT
Nxënësi i cili shfaq sjellje që prishin procesin e mësimit në klasë ose që ndërhyn në autoritetin e mësuesit në klasë, duhet të përzihet nga
klasa prej mësuesit nga 1-4 ditë.
 
Nxënësi i larguar dërgohet në një vend tjetër brenda shkollës ku i sigurohet shërbimi i vazhdueshëm edukativ duke përfshirë punën në klasë dhe
detyrat e shtëpisë.
 
Në qoftë se nxënësi largohet nga klasa prej mësuesit tri (3) herë gjatë një semestri ose dy (2) herë gjatë tremestrit, mund të kërkohet pezullimi
nga ana e drejtorit nëse nxënësi vazhdon me sjelljen e tij të pahijshme që ndryshe do ta detyronte mësuesin ta largonte përsëri nga klasa.
 
PEZULLIMI NGA DREJTORI
Drejtori ka të drejtën ta pezullojë një nxënës për 1-5 ditë kur sjellja e tij paraqet qartë rrezikshmëri për lëndim fizik të vetë nxënësit, të
nxënësve të tjerë ose personelit të shkollës, ose kur prish rregullin e klasave apo aktivitetet e tjera shkollore.
 
Nxënësve të pezulluar duhet t’u sigurohen mësime alternative përfshi detyra shtëpie dhe klase.
 
PEZULLIMI NGA SUPERINTENDENTI
Pezullimi nga ana e superintendenti mund të zgjasë më shumë se pesë ditë. Nxënësi që merr pezullimin nga ana e superintendentit duhet t’i jepet
rasti të dalë në një seancë ballafaquese gjatë së cilës nxënësi ka të drejtën të paraqesë fakte dhe dëshmitarë në emër të vet dhe t’u bëjë pyetje
dëshmitarëve të shkollës. Në qoftë se shkolla vërteton se akuzat dhe pezullimi qëndron, atëherë superintendenti rajonal ose dikush tjetër i
caktuar nga kancelari ose superintendenti i komunitetit mund të paraqesin një nga opsionet e mëposhtme disiplinore në vartësi të llojit të
thyerjes së disiplinës, moshën e nxënësit, pjekurinë e tij, thyerjet disiplinore të mëparshme si dhe rrethanat në të cilat ndodhi incidenti.
 
 
RIKTHIM I MENJËHERSHËM
Superintendenti rajonale ose personi i caktuar prej kancelarit ose drejtorit të drejtorisë së komunitetit mund ta kthejnë nxënësin në shkollë
menjëherë pas marrjes së vendimit të pezullimit të tij.
 
 
VAZHDIMI I PEZULLIMIT PËR NJË PERIUDHË TË CAKTUAR PREJ 6-10 DITË SHKOLLE
Superintendenti rajonal ose personi i caktuar nga Kancelari apo superintendenti i komunitetit mund të vazhdojnë pezullimin e nxënësit nga
shkolla për një periudhë të caktuar prej 6-10 ditë gjatë të cilave nxënësi ndjek edukimin alternativ në një institucion që mund të jetë jashtë
ndërtesës së shkollës. Në fund të periudhës së pezullimit, nxënësi duhet të rikthehet në shkollën e vet.
 
 
 

 
21
 
ZGJATJA E PEZULLIMIT NË 30-90 DITË ME TË DREJTË RISHIKIMI PËR RIKTHIM PAS 30 OSE 60 DITËVE MËSIMORE
Superintendenti rajonal ose personi i caktuar nga kancelari ose superintendenti i komunitetit mund të japin urdhër që nxënësi të pezullohet për
30-90 ditë nga shkolla dhe të caktohet për t’u paraqitur në një institucion tjetër alternativ ku i bëhet një rishikim automatik për rikthimin më
herët në shkollë brenda 30 ose 60 ditëve shkollë, për pezullime më të gjata se 30 ditë. Kur përcakton datën e rikthimit të nxënësit,
superintendenti rajonal ose kancelari apo superintendenti i komunitetit, duhet të kenë parasysh, aq sa është e mundur, kalendarin e shkollës me
qëllim që të sigurohet vazhdimësia e mësimit. Në qoftë se nuk jepet rikthimi më i shpejtë në shkollë, nxënësi mbetet në institucionin e mësimit
alternativ gjatë gjithë kohës së pezullimit dhe duhet të rikthehet në shkollë në përfundim të pezullimit.
 
 
PEZULLIMI PËR NJË VIT DHE CAKTIMI NË NJË SHKOLLË TJETËR TË MUNDËSISË SË DYTË PËR NXËNËSIT NGA KLASA 6-12 DHE NË NJË
PROGRAM ALTERNATIV PËR NXËNËSIT NGA KLASA K-5, ME TË DREJTË RISHIKIMI PËR RIKTHIM TË SHPEJTË PAS 6 MUAJSH
Superintendenti rajonal ose personi i caktuar nga Kancelari apo superintendenti i komunitetit mund të japin urdhër që nxënësi të pezullohet për
një vit dhe të ricaktohet në një shkollë tjetër ku t’i jepet një shans i dytë ose në një program alternativ, me të drejtë rishikimi për rikthimin e
hershëm në shkollën e vet pas 6 muajsh. Në qoftë se nuk jepet rikthimi i hershëm, nxënësi mbetet në shkollën ku i jepet shansi i dytë ose në
institucionin e edukimit alternativ gjatë gjithë kohës që është i pezulluar dhe duhet të rikthehet në shkollën e vet në përfundim të pezullimit.
 
 
NJË VIT PEZULLIM DHE CAKTIMI NË NJË SHKOLLË TJETËR TË SHANSIT TË DYTË PËR NXËNËSIT E KLASAVE 6-12 DHE NË NJË PROGRAM
ALTERNATIV PËR NXËNËSIT E KLASAVE K-5, PA TË DREJTËN E LUTJES PËR RIKTHIM PARA AFATIT
Superintendenti rajonal ose personi i caktuar nga kancelari apo superintendenti i komunitetit mund të pezullojë një nxënës për një vit pa të
drejtë lutjeje për rikthim para afatit. Nxënësit në klasat K-5 duhet të vendosen në një institucion të edukimit alternativ për një vit. Nxënësit
e klasave 6-12 duhet të vendosen në një shkollë të shansit të dytë. Në fund të periudhës një vjeçare, nxënësi duhet të rikthehet në shkollën
prej së cilës ishte pezulluar.
 
 
PËRJASHTIMI (VETËM PËR NXËNËSIT E ARSITMIT TË PËRGJITHSHËM QË MBUSHIN 17 VJEÇ PËRPARA FILLIMIT TË VITIT SHKOLLOR, QË BIE MË
1 KORRIK)
Superintendenti rajonal ose personi i caktuar nga kancelari ose superintendenti i komunitetit, mund të përjashtojë një nxënës nga sistemi i
shkollave publike të qytetit të Nju Jorkut vetëm në rast se nxënësi i përket sistemit të arsimit të përgjithshëm dhe mbush 17 vjeç përpara
fillimit të vitit shkollor.
 
MUNDËSI TRANSFERIMI
Superintendenti rajonal ose personi i caktuar nga kancelari ose superintendenti i komunitetit mund ta transferojë nxënësin në një shkollë tjetër
me pëlqimin e prindit.
 
Në çdo periudhë të procesit të pezullimit, si dhe në mungesë të pezullimit, në qoftë se drejtori mendon se rikthimi i nxënësit në arsimin e
përgjithshëm nuk do të ishte i përshtatshëm për shkak të vështirësive në mësime apo sjellje dhe se nxënësi do të përfitonte nga transferimi ose
se do të marrë arsimin e duhur diku gjetiu, ai mund të fillojë procedurat për transferimin edhe jo vullnetar. Shih rregulloren e kancelarit A-450.
 
Në çdo kohë gjatë procesit të pezullimit, në qoftë se drejtori mendon se nxënësi me aftësi të kufizuar nuk do të përfitonte nga rikthimi, ai mund
të fillojë rekomandimin për Komitetin për Arsimin Special me qëllim që të organizohet takimi për rivendosjen e tij.
 
Për informacion në lidhje me transfertat e sigurta, shih rregulloren e kancelarit A-449.

22
 
DREJTORIA ARSIMORE E QY TETIT TË NJU JORKUT
 
 
DEKLARATA E TË DREJTAVE DHE DETYRAVE TË NXËNËSIT, K–12
 
 
 
 
HYRJE
 
Shkollat publike të qytetit të Nju Jorkut kanë për objektiv respektin e ndërsjellë midis nxënësve, prindërve dhe stafit për të
mirën e të gjitha palëve të interesuara. Një nga objektivat e tjerë është angazhimi i nxënësve në aktivitete dhe programe,
brenda dhe jashtë shkollës, që vë theksin në angazhimin ndaj detyrave ndaj shoqërisë dhe shërbimeve në komunitet.
Bashkëpunimi i të pjesëtarëve të kolektivit të shkollës siguron arritjen e pasurimit të eksperiencës mësimore dhe shkëlqimin
edukativ të të gjithë nxënësve. Ky dokument shërben si një udhëzues për nxënësit në përpjekjet e tyre për t’u bërë qytetarë
të denjë në një shoqëri të larmishme.
 
I.
E DREJTA PËR ARSIMIM NË SHKOLLAT PUBLIKE FALAS
 
 
Ndërsa shkollat publike u shërbejnë shumë grup-moshave, të drejtat e të cilëve mund të ndryshojnë sipas nivelit të pjekurisë
së tyre, e drejta për arsimin shkollor publik falas është një “e drejtë bazë” që u garantohet të gjithë fëmijëve.
 
 
Nxënësit kanë të drejtën:
1.
 
të ndjekin shkollën dhe të marrin arsim shkollor publik falas nga viti i fundit të kopshtit deri në moshën 21 vjeç ose të
marrin e një diplomë shkolle të mesme, këdo qoftë që arrin të parën, të parashikuara me ligj; nxënësit që përcaktohet se
duhet të mësojnë anglishten kanë të drejtën e arsimit dy-gjuhësh ose të programit “anglishtja si gjuhë e dytë” të
parashikuar me ligj; nxënësit me aftësi të kufizuar që përcaktohet se kanë nevojë për arsim special, kanë të drejtën të
marrin arsimin publik të duhur falas nga mosha 3 vjeç deri 21 vjeç, ashtu siç parashikohet me ligj;
2.
 
të jetë në një mjedis të qetë dhe inkurajues, pa diskriminim, ngacmim dhe dallim fetar;
3.
 
të trajtohen me respekt dhe mirësjellje prej të tjerëve, pavarësisht nga mosha, raca, besimi, ngjyra, gjinia, identiteti
gjinor, shprehja gjinore, feja, origjina kombëtare, orientimi seksual, paaftësia, gjendja familjare dhe besimet politike;
4.
 
të marrin një kopje me shkrim të rregullores dhe procedurave të shkollës, përfshi Kodin e Disiplinës si dhe Deklaratën e të
Drejtave dhe Detyrave të Nxënësit të Departamentit të Arsimit të qytetit të Nju Jorkut, në fillim të vitit shkollor ose pas
pranimit në shkollë gjatë vitit shkollor;
5.
 
të jenë të informuar për kërkesat e diplomës, përfshi kurset dhe provimet si dhe informacionin për ndihmën për të
plotësuar këto kërkesa;
6.
 
të jenë të informuar për ekzaminimet e detyruara shëndetësore, njohëse dhe njohurive gjuhësore;

 
23
 
7.
 
të informohen për kurset dhe programet që siguron shkolla dhe mundësinë për të marrë të dhëna për zgjedhjen e kurseve
efektive;
8.
 
të marrin instruksione profesionale;
9.
 
të njohin kriteret e vënies së notave për lëndë dhe/ose kurse të ofruar nga shkolla dhe për të marrë notat për punën e
kryer në shkollë në bazë të kritereve të caktuara;
10.
 
të informohen për ecurinë në mësime dhe të marrin vlerësime periodike si nëpërmjet mënyrave jo zyrtare ashtu dhe ato
zyrtare, pra nëpërmjet dëftesave;
11.
 
të njoftohen në kohë për mosmarrjen e klasës ose për mosmarrjen e ndonjë kursi;
12.
 
të njoftohen për të drejtën e ankesës pavarësisht mbetjes në klasë apo notave pakaluese;
13.
 
të drejtën për të marrë në bazë të kërkesës, rezultatet e notave, në qoftë se janë në shkollën e mesme (e drejta për të
rishikuar rezultatet i jepet gjithmonë prindit/personit madhor në marrëdhënie prindërore si dhe nxënësit të cilit i lind kjo
e drejtë);
14.
 
të marrin drejtime, udhëzime dhe këshilla për karrierën personale, sociale, arsimore dhe zhvillimin profesional.
 
II. E DREJTA PËR LIRINË E FJALËS DHE PERSONIT
 
 
Të gjithë nxënësve u garantohet e drejta të shprehin opinione, të mbështesin kauza, të organizohen dhe të grumbullohen
për të diskutuar çështje dhe për të demonstruar paqësisht dhe me përgjegjësi në mbështetje të tyre, në përputhje me
politikat dhe procedurat e vendosura nga Departamenti i Arsimit i qytetit të Nju Jorkut.
 
Nxënësit kanë të drejtën:
1.
 
të organizohen, të promovojnë dhe marrin pjesë në një formë të qeverisjes studentore;
2.
 
të organizohen, promovojnë dhe marrin pjesë në organizatat studentore, klubet ose grupet sociale dhe arsimore, grupet
politike, fetare dhe filozofike që janë në përputhje me kërkesat e Ligjit për Shanse të Barabarta;
3.
 
të përfaqësohen në komitetet e përshtatshme të shkollës që ndikojnë në procesin arsimor, me të drejtën e votës aty ku
kërkohet ajo;
4.
 
të botojnë gazetat dhe fletoret e shkollës që reflektojnë jetën e shkollës dhe shprehin pikëpamjet në përputhje me
metodat gazetareske dhe që u nënshtrohen rregullave të arsyeshme bazuar në probleme pedagogjike legjitime;
5.
 
të qarkullojnë gazetën, literaturën apo fletushka politike në shkollë që u nënshtrohen rregullave të arsyeshme të
vendosura nga shkolla për sa i përket kohës, vendit dhe mënyrës së shpërndarjes, me përjashtim të rasteve kur ky
material është abuziv, i ndyrë, komercial ose pengon shkollën materialisht, shkakton prishje të rendit ose shkel të drejtat
e të tjerëve;
6.
 
të mbajnë stema politike apo të llojeve të tjera, shenja apo shirita krahu, me përjashtim kur materiali është abuziv, i
ndyrë, komercial ose pengon shkollën materialisht, shkakton prishje të rendit ose shkel të drejtat e të tjerëve;

24
 
 
7.
 
të afishojnë njoftime në tabelat e murit brenda shkollës, që u përmbahen udhëzimeve të shkollës, me përjashtim të
rasteve kur njoftime të tilla janë abuzive, të ndyra, komerciale ose pengojnë shkollën materialisht, shkaktojnë prishje të
rendit ose shkelin të drejtat e të tjerëve;
8.
 
të vendosin vetë për veshjen brenda parametrave të politikës së Drejtorisë së Arsimit për uniformat shkollore; me
përjashtim të rasteve kur një veshje e tillë është e rrezikshme ose ndërhyn në procesin e të mësuarit dhe mësimdhënies;
9.
 
të sigurohet personi, dokumentet dhe sendet personale dhe të marrin në ndërtesën e shkollës sende personale që janë të
përshtatshme për shkollën;
10.
 
të mos kontrollohen pa arsye apo në mënyrë diskriminuese, duke përfshirë edhe kontrollet në trup;
11.
 
të mos kenë dënime fizike;
12.
 
të mos pranojnë të marrin pjesë dhe të ngrihen në këmbë kur bëhet betimi (Pledge of Allegiance).
 
III. MBROJTJA SIPAS LIGJIT
Çdo nxënës ka të drejtën të trajtohet në mënyrë të paanshme në përputhje me të drejtat e përcaktuara në këtë dokument.
 
 
Nxënësit kanë të drejtën:
1.
 
t’u sigurohet kodi i disiplinës dhe rregullorja e shkollës;
2.
 
të dinë se çfarë konsiderohet sjellje e përshtatshme dhe cilat sjellje mund të rezultojnë në masa disiplinore;
3.
 
të këshillohen nga anëtarët e trupit pedagogjik në çështje që kanë të bëjnë me sjelljen e tyre nëse ajo prish mësimin dhe
qetësinë brenda në shkollë;
4.
 
të njohin dispozitat e mundshme dhe pasojat për shkelje të caktuara;
5.
 
të marrin njoftim me shkrim për arsyet e masës disiplinore të marrë kundër tyre në kohë;
6.
 
mbrojtje sipas ligjit në rastet e masës disiplinore për shkelje të rregullave të shkollës për të cilat ata mund të pezullohen
ose të nxirren nga klasa prej mësuesve;
7.
 
të njohin procedurat e ankimimit kundër masave dhe vendimeve të shkollës sipas të drejtave dhe detyrave të tyre ashtu
sikurse përcaktohen në këtë dokument;
8.
 
të shoqërohen nga prindi/personi madhor në marrëdhënie prindërore dhe/ose përfaqësuesi gjatë takimeve dhe seancave
të ballafaqimit;
9.
 
e pranisë së e trupit pedagogjik në situata ku mund të kemi angazhim të policisë;
10.
 
të kundërshtojnë dhe të shpjegojnë me shkrim materialet që futen në dosjen e tyre.
 

 
25
IV.
DETYRAT E NXËNËSIT
Sjellja e përgjegjshme nga të gjithë nxënësit është mënyra e vetme me anë të së cilës mund të ruhen të drejtat e
parashtruara në këtë dokument. Shkelja e disa prej këtyre përgjegjësive mund të çojë, në përputhje me Kodin e Disiplinës,
në masa disiplinore. Pranimi i plotë i detyrave me ushtrimin e të drejtave do t’u sigurojë nxënësve mundësi më të mëdha për
t’i shërbyer vetes dhe shoqërisë.
 
 
Nxënësit kanë për detyrë:
1.
 
të ndjekin shkollën rregullisht dhe në orar dhe të bëjnë të gjitha përpjekjet për të arritur suksese në të gjitha fushat e
arsimimit të tyre;
2.
 
të vijnë të përgatitur në klasë me materialet e duhura dhe t’i ruajnë tekstet shkollore dhe pajisjet e tjera shkollore si
duhet;
3.
 
të ndjekin rregullat e shkollës gjatë kohës që hyjnë e dalin nga klasa dhe nga ndërtesa e shkollës;
4.
 
të ndihmojnë për të ruajtur mjedisin e shkollës pa armë, droga të paligjshme, substanca të kontrolluara si dhe alkool;
5.
 
të sillen në mënyrë të tillë që të kontribuojnë për një mjedis mësimor të qetë dhe që nuk shkel të drejtën e nxënësve të
tjerë për të mësuar;
6.
 
të këmbejnë informacionin me drejtuesit e shkollës në lidhje me çështje
 
që mund të rrezikojnë shëndetin dhe mirëqenien
e kolektivit të shkollës;
7.
 
të respektojnë dinjitetin dhe barazinë e të tjerëve dhe të përmbahen për të mos kryer veprime që u mohon ose pengon të
drejtat e të tjerëve;
8.
 
të tregojnë respekt për pasurinë e shkollës dhe respekt për pronën e tjetrit, si private ashtu dhe publike;
9.
 
të jenë të sjellshëm, të respektueshëm kundrejt të tjerëve pavarësisht nga mosha, raca, besimi, ngjyra, identiteti gjinor,
ekspresioni gjinor, feja, origjina kombëtare, orientimi seksual, gjendja fizike apo/dhe emocionale, gjendja shoqërore
dhe besimi politik si dhe të përmbahen nga komentet ngacmuese bazuar në këto kritere;
10.
 
të sillen në mënyrë të sjellshme dhe bashkëpunuese me nxënësit, mësuesit dhe personelin tjetër të shkollës;
11.
 
të promovojnë marrëdhëniet e shëndosha njerëzore dhe të ndërtojnë ura mirëkuptimi me anëtarët e tjerë të kolektivit të
shkollës;
12.
 
të përdorin metoda jo konfrontuese për të zgjidhur konfliktet;
13.
 
të marrin pjesë dhe të votojnë në zgjedhjet e qeverisjes së nxënësve;
14.
 
të sigurojnë udhëheqje pozitive duke e kthyer qeverisjen e nxënësve në një forum që inkurajon angazhimin sa më të
gjerë;
15.
 
të punojnë me stafin e shkollës për të hartuar programe të gjëra jashtëshkollore me qëllim që të përfaqësohet e gjithë
gama e interesave dhe nevojave fizike, sociale dhe kulturore të nxënësve;
16.
 
të zbatojnë kodin e etikës të gazetarisë përgjegjëse;
 

26
 
17.
 
të përmbahen nga komunikimi verbal ose me shkrim me fjalë të këqija apo të ndyra dhe mënyrave të tjera të shprehjes
në ndërveprimet e tyre me shokët e shkollës;
18.
 
të shprehen në mënyrë të tillë që të promovohet bashkëpunimi dhe të mos shqetësohet procesi i mësimit;
19.
 
të grumbullohen në mënyrë paqësore dhe të respektojnë vendimin e nxënësve që nuk dëshirojnë të marrin pjesë;
20.
 
të sjellin në shkollë vetëm ato sende personale që janë të parrezikshme dhe nuk shqetësojnë mjedisin e mësimit;
21.
 
të zbatojnë udhëzimet e vendosura në lidhje me veshjen dhe aktivitetin në palestër, klasat e edukatës fizike, laboratorë
dhe ofiçina;
22.
 
të njihen me kodin e disiplinës së shkollës dhe të zbatojnë rregullat dhe rregulloren e shkollës;
23.
 
të sigurojnë lidershipin për të nxitur nxënësit e tjerë të ndjekin politikën dhe praktikat e shkollës;
24.
 
të informojnë vazhdimisht prindërit për çështje që kanë të bëjnë me shkollën, përfshi ecurinë në shkollë, aktivitetet
sociale dhe edukative, dhe të sigurojnë që prindërit të marrin letrat që shkolla u jep nxënësve për t’ua dhënë prindërve
të tyre.
 

 
27
 
SHËNIME
 

 
 
T&I1872 (Albanian)

Back to top